Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është shprehur se Shqipëria duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian teksa po fliste në konferencën tradicionale para mediave greke në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut.
Nga ana tjetër nuk dua të karakterizoj ,kryeministrin shqiptar, personalisht kam një lidhje shumë të mirë me të, dua të jem i sinqertë dhe është në favorin tonë të diskutojmë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe, paralelisht duke njohur faktin se ekziston një minoritet kombëtar grek , i cili duhet të mbrohet. Kjo është një diçka që e kam bërë të qartë tek kryeministri shqiptar dhe kjo do të përcaktojë edhe qëndrimin tonë gjatë periudhës së negociatave integruese”, u shpreh kryeministri grek.
Lidhur me marrëveshjen mes dy vendeve për ta dërguar në Hagë çështjen e detit me Shqipërinë, Mitsotakis shprehet se:
“Ekzistojnë çështje dypalëshe. Unë kam një marrëdhënie të mirë me zotin Rama dhe është e dobishme të diskutojmë gjithçka. Ka një marrëveshje fillestare për të shkuar në Hagë për zonën ekskluzive ekonomike” , u shpreh ai.
Mitsotakis sqaroi edhe ndërtimin e rrugës Janinë- Kakavijë ,duke theksuar se do të jetë një rrugë moderne dhe e sigurt për ata që përdorin pikën kufitare për të shkuar në Shqipëri.