Ndërron jetë Nexhmije Hoxha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasditen e sotme është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare gruaja e ish-diktatorit, Nexhmije Hoxha. Mësohet se Nexhmija ka ndërruar jetë në banesën e saj në Laprakë, ndërkohë që lajmi u konfirmua nga vetë familja Hoxha.

Por kush ishte Nexhmije Hoxha? Nexhmija lindi në Manastir, më 8 shkurt 1921, në atë kohë në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene. Në vitin 1928, familja e saj u shpërngul në Tiranë, ku ndoqi me gjysmë burse dhe kreu Institutin Femëror Pedagogjik “Nana Mbretneshë” në kryeqytet.

Më 10 nëntor 1941 figuron e regjistruar në Federatën Fashiste të Tiranës me nr. 637. Me dekretin ministror të datës 20 dhjetor 1941 të nënshkruar nga zëvendës Ministri i Arsimit, Dhimitër Berati, Nexhmija u emërua mësuese filloreje në Tiranë. Si mësuese u pezullua më 1 dhjetor 1942, ndërsa dekreti i pushimit nga puna doli më 27 mars 1944.

Pas çlirimit të vendit vazhdoi me korrespodencë studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi.

Ka marrë pjesë në mbledhjen themeluese të Rinisë Komuniste të Shqipërisë, 22-23 nëntor të vitit 1941. Gjatë luftës mori pjesë si delegate në të gjitha konferencat kombëtare si atë të Pezës, Labinotit dhe Përmetit.

Pas çlirimit të vendit, ajo kishte kryer funksione të larta partie dhe shoqërore. Në Kongresin e Parë të PKSH-së u zgjodh anëtare e Komitetit Qendror. Për një kohë kishte qenë edhe presidente e Bashkimit të Grave Antifashiste të Shqipërisë.

Gjithashtu, ishte përfaqësuese e popullit në Kuvendin Popullor në të gjitha legjislaturat. Drejtore e Drejtorisë së Propagandës, Arsim-Kulturës në KQ të PPSH-së. Nga viti 1966 e në vazhdim kreu detyrën e drejtorit të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komunitetit Qendror të PPSH-së.

Ka kryer edhe veprimtari studimore dhe publicistike. Ka botuar edhe disa libra. Në vitin 1988 u zgjodh kryetare e Frontit Demokratik të Shqipërisë. Është vlerësuar me 13 dekorata, si dhe Urdhrin “Hero i Punës Socialiste”.

Lexo edhe :  “Ishte rrëmbim”/ Malltezi flet për herë të parë pas 20 muajsh në arrest

Në janar të vitit 1992 u arrestua me akuzën e abuzimit të fondeve dhe u dënua me 9 vjet burg, të cilat u bënë 11 kur ajo apeloi në gradën e dytë të gjykimit.

Me ish-diktatorin, Enver Hoxha u martua në 1 janar të vitit 1945. Ka tre fëmijë, 2 djem dhe një vajzë./Fjala.al

Të fundit

“Ju kemi toleruar jashtë mase”, zyrtari i IKMT përplaset me banorët e Thethit

Tension në zonën turistike të Thethit, ku banorët janë përplasur me përfaqësuesit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit...

Llirohen hapësirat publike te ’21 Dhjetori’ në Tiranë (FOTOT)

Pas denoncimit të kryeministrit Edi Rama, autoritetet kanë nisur lirimin e hapësirave publike në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë. Këto fotot tregojnë momente nga...

“Berishës i thashë hiq dorë”/ Malltezi tregon bisedën me vjehrrin pas humbjes

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka folur sot për herë të parë në “Breaking” Top News, pas lirimit nga arresti i shtëpisë...

E rëndë në Tiranë! 59-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku dyshohet se një 59-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i...

“E ndjeva që po bie”/ Ermal Mamaqi rrëfen arsyen e largimit nga televizioni

Ermal Mamaqi ka vendosur të flasë hapur për vendimin e tij për t’u tërhequr nga televizioni. I ftuar në emisionin “Flet”, ai tregoi për...

Lajme të tjera

Web TV