SHBA i kthen Izraelit monedhën “tepër të rrallë” me vlerë 1 milion dollarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një monedhë qa daton nga një rebelim hebre kundër pushtimit romak gati 2000 vjet më parë është kthyer nga SHBA në Izrael pas një hetimi të përbashkët kontrabandë.

E krijuar në vitin 69 pas Krishtit, monedha “tepër e rrallë” vlerësohet të jetë me vlerë mbi 1 milion dollarë, sipas zyrës së Prokurorit të Qarkut të Manhattan, e cila zhvilloi  një ceremoni riatdhesimi në Nju Jork të hënën.

Hetuesit thonë se artikulli hyri në tregun e zi përpara se të kontrabandohej në Mbretërinë e Bashkuar përmes Jordanisë. Më pas u eksportua në SHBA duke përdorur dokumente false. Në vitin 2017, oficerët e Sigurisë Kombëtare kapën monedhën në Denver, Kolorado, ku do të ofrohej në ankand.

“Pavarësisht kompleksitetit të këtij hetimi, ekipi ynë i prokurorëve, analistëve dhe agjentëve që punonin me autoritetet izraelite, ishin në gjendje të gjurmonin këtë antikitet në vetëm disa muaj”, tha në një deklaratë prokurori i qarkut të Manhattan, Alvin L.Bragg, duke e përshkruar monedhën si me “vlerë të jashtëzakonshme kulturore.”

Mbretëria e Judesë ra nën kontrollin romak në vitin 6 pas Krishtit, megjithëse rezistenca ndaj sundimit perandorak çoi në një seri revoltash të njohura si Luftërat Judeo-Romake./

Të fundit

Italia i jep “lamtumirën” Spallettit, Azzurrit marrin pikët e para në kualifikueset

Këtë të hënë u zhvilluan disa nga ndeshjet kualifikuese të Botërorit. Italia mori 3 pikët e para në grup,...

METODA: Si autoritetet italiane mund të zbardhin vrasjen mafioze të 45 viteve më parë

Hetuesit e Prokurorisë së Palermos, në Itali, kanë zgjedhur teknologjitë e reja për të nxjerrë ADN-në nga një gjurmë e gjetur 45 vjet më...

Barcelona godet në merkato, Lewandowski i dytë kushton… zero euro!

Edhe pse Robert Lewandowski mbetet ende një "makineri" golash pavarësisht moshës së tij, te Barcelona po punojnë në fshehtësi dhe me zgjuarsi për të...

2 km nga kufiri me Serbinë, Kurti inaguron stacionin e ri policor në Zveçan

Vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë, sot është përuruar objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit. Në...

Kujt i leverdis rinumërimi në Tiranë dhe Fier? Edhe Ramës, edhe Berishës

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Shqipëria po hyn sërish në një fazë tensioni elektoral, këtë herë jo përmes kutive të votimit, por përmes rinumërimit...

Lajme të tjera

Web TV