Sulmi me armë në Durrës ndaj Nderjakut/ U kap në 2017 me mikun e Lul Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Akil alias Genti Nderjaku, është personazhi që dyshohet se i ka shpëtuar atentatit me snajper në zonën e Plazhit në Durrës. I riu nga Shijaku, njihet si pjesë e një grupimi kriminal në qytetin e Durrësit dhe rezulton me rekorde kriminale.

Nderjaku ka qenë prezent në moment kur një person i paidentifikuar ka qëlluar një plumb të vetëm nga një mjet furgon dhe është larguar.

Plumbi nuk ka kapur Nderjakun dhe as makinën e tij me dy personat që e shoqëronin, por një makinë tjetër të parkuar.

Gjatë hetimeve të kryera Nderjaku ka deklaruar se nuk ka qenë ai objektiv i atentatit. Edhe policia deri në këtë fazë është e paqartë se kush ishte personi që autorët kanë dashur të ekzekutojnë.

Deri në këtë fazë të hetimit, policia e Durrësit ka mundur të identifikojë vetëm mjetin “Furgon”, nga u qëllua me armë dhe s’dihet se kush janë autorët.

Genti Nderjaku është arrestuar për “Mbajtje pa lejë të armëve” gjatë operacionit “Vjeshtë 2017”, së bashku me Marjuz Fierzën, njeri ky që njihet si lidhje shoqërore e Lulzim Berishës.

Teksa Fierza është dënuar për akuzë e Armë mbajtjes pa lejë, Akil alias Gentian Nderjaku, është liruar pasi rezultoi se ai ishte paisur nga policia e Durrës me një lejë për të mbajtur armë.

Ky fakt solli një kundër reagim nga ana e SHCCBA në 2017, e cila pasi studjoi praktikën e paisjes me lejë arme të Nderjakut, konstatoi se oficeri N/komisar Gjergji Azisllari, kishte përpiluar vërtetimin e Besueshmërisë për Nderjakun, i cili ishte pajisur me armë zjarri për ta mnbajtur në banesë dhe jo në rrugë. Azisllari u arrestua për “Shpërdorim detyre”.

Të fundit

I dërguari amerikan: Evropa nuk do të jetë pjesë e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë

Evropa do të konsultohet, por përfundimisht do të përjashtohet, nga bisedimet e planifikuara të paqes midis Rusisë, SHBA-së dhe...

Incidenti me makinë në Mynih, humb jetën nëna dhe vajza e saj

Një vajzë 2-vjeçare dhe nëna e saj 37-vjeçare, të cilët u plagosën rëndë në sulmin e së enjtes në Mynih, kanë vdekur nga plagët...

Sarandë, humbet kontrollin dhe del nga rruga benzi, arrestohet drejtuesi

Një 42 vjeçar është arrestuar nga shërbimet e Qarkullimit  Rrugor  në Sarandë. Gjergj Gjergji Shkokota duke udhëtuar me mjetin e tij tip benz, me...

Të shtëna me armë në Milano, një viktimë dhe një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Milano, ku si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vrarë një...

Google heq dorë nga zotimi kundër armëve me inteligjencë artificiale

Kompania e teknologjisë Google kohët e fundit ka hequr dorë nga politika e saj e deritanishme kundër prodhimit të armëve me inteligjencë artificiale. Korrespondenti...

Lajme të tjera

Web TV