Sulmi i Iranit, Balluku thirrje opozitës: U godit Shqipëria, të bëhemi bashkë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akuzave të opozitës për dështim ndaj sulmit kibernetik të Iranit, zv.kryeministrja Belinda Balluku iu përgjigj me një thirrje. Ajo u kërkoi që të bëhen bashkë, pasi sulmi ishte i paprecedentë.

Balluku tha në Kuvend se buxheti është i pamjaftueshëm për të përballuar një sulm të tillë dhe se po punohet me partnerët për të ngritur një strategji të re të mbrojtjes.

“Buxheti është i pamjaftueshëm për të përballuar një sulm në katër drejtime. Nuk po merrem me metaforat e uljes së pantallonave. Duhet thënë që sulmi me të cilin jemi përballur është i paprecedent. E thënë kjo nga analiza e bërë nga Microsoft.

Nuk e di që kush nga ju pret që ne të parashikonim që do të bëheshim target i një vendi që investon miliona dollarë për të shkatërruar vendet e tyre.  Do të bëjmë strategjinë e mbrojtjes kibernetike.

Me këto sulme është përballur e gjithë bota. Teknologjia ndryshon çdo muaj. Ky nuk ka qenë një sulm i rastësishëm dhe as amator. Merreni seriozisht. Është një moment për tu bërë bashkë dhe për të mbrojtur vendin”, tha ajo.

Sipas ministres qëllimi i iranianëve ishte të fshinin çdo të dhënë të sistemeve tona, por nuk ia kanë dalë.

“Sulmi kishte si qëllim për të fshirë çdo të dhënë në sistemet tona dhe nuk ia kanë dalë. Ky sulm i ka ndodhur Shqipërisë. Kini parasysh që po trajtohet gabim. Janë bërë të gjitha veprimet e duhura. Vazhdon edhe sot edhe kësaj dite dhe jemi nën sulm. Po punojmë me partnerët. Sulmet shërbejnë për të parë dobësitë e sistemit dhe për të krijuar mburoja të reja.

Nuk është ky rasti për t’u goditur qeveria, na duhet të bëhemi bashkë për të gjetur zgjidhje”, tha Balluku.

Të fundit

Itali/Nga festa e ditëlindjes, në ‘dajakun’ ndaj pronarit, arrestohen binjakët shqiptarë

Nga festa e ditëlindjes, në përleshje me pronarin e një qebaptoreje, i cili i ka denoncuar edhe për tentativë...

“Jemi vetëm në fillim”/Rama: Shqipëria është një nga destinacionet më të nxehta turistike

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria është shndërruar në një nga destinacionet më të nxehta turistike. Gjatës fjalës së tij në panairin e turizmit në...

Tramp, engjëll apo djall?

Edmond Arizaj Imagjino: I relaksuar në breg të detit, me sytë mbyllur, dallgët që të nanurisin lehtë teksa të lagin këmbët herë pas here, Dielli...

“Ejani në Shqipëri, ndjehuni si Perëndi”/ Rama “thumbon” Greqinë në panairin e Berlinit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajti fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së panairit “ITB Berlin”, ku prezantoi Shqipërinë turistike. Rama, theksoi se...

U bllokua eksporti/ Tonelata me vaj ulliri e raki mbeten stok!

Tonelata me vaj ulliri kanë mbetur në magazinat e fermerëve dhe në fabrikat e zonës së Kurjanit në Roskovec për shkak të mungesës së...

Lajme të tjera

Web TV