Vjeshta e vetmisë së madhe! Takimi me Yuri Kim zbulon ftohjen e Metës me Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ardit Rada

I pyetur pak ditë më parë në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha deklaroi ka komunikime ‘sekrete’ apo publike me Ilir Metën, edhe pse prej muajsh nuk jemi në dijeni të diçkaje të tillë. Duket se vjeshta që pritej të derdhte në sheshe mijëra militantë të PD dhe lësëista, nuk po rezulton aq e nxehtë për politikën. Përkundrazi, e gjen Sali Berishën përballë SPAK dhe në izolim nga SHBA-të, BE-ja dhe aleati i tij.

Madje ai mungoi edhe në protestën e Partisë së Lirisë për inceneratorët, por u justifikua me disa deputetë periferikë që i dërgoi në Sharrë si emisarë. Si për të thënë më tepër se hallet e familjes Meta nuk janë të tijat. Dhe hakmarrja për këtë injorim duket se nuk vonoi.

Kreut de facto të PD-së iu desh këtë të shtunë ta përsëriste qëndrimin e tij për protestat. Ai doli sot LIVE dhe tha se shtyrja e revoltës popullore po bëhet e padurueshme duke përçuar një mesazh tek aleati me të cilin nuk qenka dakordësuar as për stilin, as për datën.

Sali Berisha tashmë gjendet para shumë zjarreve dhe pa instiktet e dikurshme. Ca prej moshës, ca prej goditjeve të Perëndimit e ca prej çoroditjes nga aleatët. Meta pasi ndryshoi emrin e partisë për t’u distancuar nga ish-aleatët e tij Berisha e Rama, duket se ka bërë zgjedhjen përfundimtare. Takimi i tij me ambasadoren Yuri Kim tregon se mes ‘non-gratas’ dhe SHBA-ve ka zgjedhur këto të fundit. Nuk duhet të çuditemi kur Berisha ta akuzojë sikurse Lulzim Bashën, se në shkëmbim të mbylljes së çështjes së lobimit të tij në Amerikë, zgjodhi të prishë koalicionin e shumëpritur dhe të bëhej vasal i Sorosit.

Lexo edhe :  Ndodh edhe kjo! Majmuni i 'fik dritat' Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Ai që nuk po kupton se ç’po ndodh në Shqipërinë e 2022 është Sali Berisha. Ai premton dhënie tapish, shpërndarje lekësh, dënim të krimit. Të vetmet gjëra që e ngushëllojnë sikur është ende në modë janë iPad që mban përpara dhe këmisha sportive që vesh. Dhe këto premtime vijnë nga arkitekti i Bathores, i skemave piramidale dhe i 1997-ës. Halli duhet të jetë i madh përderisa zgjedh të bëjë politikë edhe sot që ka dasmën e të birit

Të fundit

Dita e Shën Valentinit: historia, kuriozitetet dhe traditat e festës së të dashuruarve

Dita e Shën Valentinit njihet botërisht si festa e të dashuruarve , e cila festohet çdo vit më 14 shkurt . Por...

Rama ironizon Berishën: Bufi i Kënetës është një plaçkitës folesh

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryetarin e PD, Sali Berishën, përmes një video të publikuar në rrjetet sociale. Ai e konsideron Berishën ‘Buf Kënete’...

Propozimi i veçantë për Shën Valentin në Fier, e reja thotë ‘Po’ mes duartrokitjeve

Një propozim i pazakontë për martesë ka ndodhur disa minuta më parë në qendër të Fierit. Mes dekorit të veçantë për Ditën e Shën Valentinit,...

Kush po e “vret” drejtësinë e re ?

Nga ARTUR AJAZI Drejtësia e re, e ka nisur udhën e saj 5 vite më parë. E nisi mbarë, pasi SHBA dhe BE, i vuri...

Arrestimi nga SPAK, Veliaj reagon nga paraburgimi i Durrësit

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia për akuzat ndaj tij dhe bashkëshortes. Postimi i plotë i Erion Veliajt Unë i mirëkuptoj të gjithë ata...

Lajme të tjera

Web TV