Çudit Sazan Guri: Napoleoni ishte shqiptar, mbiemrin e kishte…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket e habitshme të dëgjosh se figura të njohura të historisë botërore, janë me origjinë shqiptare…

Megjithatë, pak ditë më parë, i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Sazan Guri tha se Picasso dhe Napoleon ishin shqiptarë. “Jean Marais, aktori i madh francez, është me origjinë klefte nga Athina. Është çam. Picasso me prindër nga çamëria. Napoleon me prindër të ardhur nga Mani.”, tha mes të tjerash ai.

Ndërkohë, gjatë intervistës që dha sot për emisionin, ai argumentoi se pse Napoleoni ishte shqiptar. Sipas tij, familja e tij ishte larguar në vitin 1308 dhe kishte pasur mbiemrin Kolgjeri. Ai foli dhe për një takim me arbëreshët, ku kishte munguar përkthyerja dhe sipas të cilit, ishte folur në gjuhën arbëreshe.

“Kam kuptuar që Epiri dhe Mani janë dy krahina të njëjtë, andej nga është Napoleon Bonaparti. Më erdhi një shkresë mbrëmë nga Edmond Haxhinasto që e kishte lexuar vetë ku i shpjegohej Ramiz Alisë që kanë ikur nga Shqipëria në 1308. Familja e tij kishte mbiemër Kolgjeri, Ikën në Man. Stërnipi i Napoleonit do të vinte mbret në 1914 në Shqipëri”, tha ai.

Ndërkohë në një postim në Facebook, Sazan Guri shkruan:

IV. Ja dhe tete te tjera pe N. Bonapartin si bir shqiptari dhe mendoj se boll, nese nuk bindeni ka edhe njehere sa kaq. Perse duhet te njohim te medhenjt tane do ta themi here tjeter………
24. Në një takim të djalit të Napoleonit me arbëreshët, mungoi përkthyesi dhe sekretaria i kërkoi që të anullohej takimi, jo do të bëhet ja ktheu djali i perandorit dhe takimi u krye në gjuhën arbëreshe.
25. Një stërnip i Napoleonit ishte pretendent për Mbret apo Princ në vitin 1914, me të drejtën si person i derës së dalë nga arbëria.
26. Në situata të vështira, Napoleoni si Aleksandri i Madh apo se Qemal Ata turku shfrynte në një gjuhë tjetër.
27. Ajo SHQIPONJA E ARTË që Napoleoni e mban në gji tregon se ai është ZEMËR SHQIPTARI.
28. Para 10 vjeteve, një reviste zvicerane shkruante per Bonaparten: me titull Shqipetari qe na prishi rendin kushtetues.
29. E dinë tanë bota që Napoleon kishte mbiemrin e parë kalmiri që u kthye në pjesë miri (bonaparte) për të kujtuar zonën fisnike nga vinte.
30. Truprojat e tij personale flitnin shqip, gadishulli ilirik është quajtur per here te fundit iliri nga napolon kalmiri (bonaparte), kur ai ishte mbreti i Frances, për të cilën kërkoi e planifikoi që së bashku me Bushatlliun e Ali Pashën ta ribënte, por nuk u la nga planet ruse dhe perandoria Danubiane, si dhe ajo turke, dhe pas tyre fshihej dora e fuqisë tjetër të madhe në atë kohë, siç ishte Britania.
31. Shprehja e famshme e Napoleon Kalmirit (bonapartit) ishte kur flas me gra flas frengjisht, por kur flas me burra flas shqip.

Të fundit

Sipërmarrësit gjermanë kërkojnë pasardhës, dhjetëra mijëra kompani kërcënohen me mbyllje

Dhjetëra mijëra kompani kërcënohen me mbyllje në vitet e ardhshme. Pronarët kërkojnë pasardhës, por kjo është gjithnjë e më...

Mali Tomorr, mbartës i të vërtetave të historisë së lashtë të njerzimit

Nga Përparim Zaimi Libri qё i paraqitet lexuesit dhe studiuesve tё ndryshёm kudo qё ndodhen, shqiptar dhe tё huaj, ka filluar nё formёn e njё...

Faji dekoltes!/ Zuckerberg kapet ‘mat’ duke i hedhur sytë të fejuarës së Jeff Bezos

E fejuara e miliarderit amerikane Jeff Bezos, gazetarja Lauren Sanchez ka tërhequr vëmendjen me veshjen e saj në inagurimin e presidentit amerikan Donald Trump. Sanchez...

Zjarri përfshin një hotel në vendpushimin e skive në Bolu!/ 10 viktima dhe 32 të plagosur

Një zjarr ka shpërthyer në një hotel në vendpushimin e skive Kartalkaya, në provincën Bolu të Turqisë veriperëndimore, duke shkaktuar të paktën 10 viktima...

Trump dhe Musk kanë nisur një luftë të re klasore

Në të gjithë botën, shoqëritë po kthehen në oligarki. Si të rezistosh? Luftoni për demokraci me gjithçka që kemi George Monbiot Rrallë në historinë e fundit...

Lajme të tjera

Web TV