Coronavirusi/ Pezullohen takimet e planifikuara mes grupeve të biznese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Frika e përhapjes së Coronavirusit ka stepur bizneset, të cilat kanë marrëdhënie me Italinë. Të dy palët në të dyja brigjet e Adriatikut kanë venosur të zhvendosin axhendat e takimeve për një kohë të pa caktuar. . Kryetari i Shoqatës së Industrisë Ushqimore, Alban Zusi, thotë se të dyja palët kanë anuluar takime: si italianët të cilët kanë frikë të marrin udhëtime në aeroporte këto ditë, por edhe nga bizneset shqiptare që shkojnë për blerje mallrash në Itali.

Efektet e koronavirusit po ndihen sidomos te bizneset të cilat janë në fazën e investimit, ku një pjesë të mirë të pajisjeve dhe makinerive e marrin në Itali, ndërsa me Kinën blerjet e pajisjeve janë bllokuar prej javësh, pasi shumë fabrika janë të mbyllura.

Në Shqipëri janë 2853 ndërmarrje me pronarë apo ortakë italianë, duke e bërë vendin fqinjë shtetin më të madh sa i përket numrit të investitorëve këtu.

Italia ka dhe numrin më të lartë të të punësuarve në ndërmarrjet e huaja që operojnë në Shqipëri duke zënë 50% të punonjësve. Shumica e këtyre bizneseve operojnë në sektorin e ndërtimit, fasonerisë, call center, hotelerisë dhe restoranteve.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV