Balla kujton ditën e ribashkimit të Gjermanisë: Nivel historik i marrëdhënieve mes nesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kujtuar ditën e ribashkimit të Gjermanisë.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se sot Gjermania dhe Europa festojnë Ditën e Bashkimit Gjerman, një ndër kapitujt më të bukur të historisë së popullit dhe shtetit gjerman.

Sipas Ballës sot është një ditë po aq e bukur edhe për t’i shprehur mirënjohjen tonë për gjithçka që Gjermania ka bërë për Shqipërinë, në gjithë këto vite, duke nënvizuar faktin shumë domethënës se Gjermania rënditet e para me mbështetjen e drejtpërdrejtë shumëplanëshe akorduar Shqipërisë.

Sot Shqipëria dhe Gjermania kanë nivelin më të lartë historik të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe dhe në kuadër të organizatave ku dy vendet tona aderojnë.

Postimi i plotë Taulant Balla:

⚫️🔴🟡 Sot Gjermania dhe Europa festojnë Ditën e Bashkimit Gjerman, një ndër kapitujt më të bukur të historisë së popullit dhe shtetit gjerman. Kjo është një ditë e paharrueshme e fitores së lirisë dhe demokracisë, jo vetëm për Gjermaninë, por mbarë Europën.

Sot është një ditë po aq e bukur për t’i shprehur mirënjohjen tonë për gjithçka që Gjermania ka bërë për Shqipërinë, në gjithë këto vite, duke nënvizuar faktin shumë domethënës se Gjermania rënditet e para me mbështetjen e drejtpërdrejtë shumëplanëshe akorduar Shqipërisë.

Sot Shqipëria dhe Gjermania kanë nivelin më të lartë historik të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe dhe në kuadër të organizatave ku dy vendet tona aderojnë. Gjermania mbështet fuqimisht anëtarësimin sa më shpejtë të Shqipërisë në BE.

Sot duhet ritheksuar domosdoshmëria e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, sepse ne vlerësojmë se modeli transformues, po ashtu dhe modeli i suksesshëm në kulturën e sipërmarrjes të sektorit privat në Gjermani, janë një mundësi por edhe edhe një kërkesë legjitime, për të kërkuar më shumë prezencë të kompanive gjermane në Shqipëri.

Lexo edhe :  Shqipëria pritet të ‘përvëlohet’ , ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme

GËZUAR DITËN E BASHKIMIT GJERMAN!

🇦🇱🤝🇩🇪

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV