Ndalimi i Henri Çilit, reagon zv.kryeministri Braçe: Bravo Prokurorisë, i neveritur nga llumi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka reaguar pas raportimeve se Policia e Shtetit ka ndaluar biznesmenin Henri Çili.

Ndonëse jo zyrtarisht, raportohet se Çili është ndaluar me kërkesë të Prokurorisë së Përmetit pasi është regjistruar në përgjime duke u përpjekur të ndryshojë vendimin për Arbion Aliko. Aliko është i dënuar përjetë për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha në vitin 2014, gjatë aksionit të policisë në Lazarat.

Ndonëse nuk përmend emrin e Çilit, Braçe ka publikuar foton e efektivit Ibrahim Basha dhe thekson se gjaku i tij nuk do të bëhet kurrë para e pasuri për batakçinjtë.

Bashkë me pronarin e UET janë ndaluar edhe 8 persona të tjerë.

Reagimi i Braçes:

Ibrahim Basha

Shërbyes i shtetit dhe i ligjit!

Nuk do të harrojë kush ty! Nuk do të shesë kush ty! Ti do të jesh përherë dëshmor i atdheut!

Gjaku yt nuk do të bëhet kurrë para e pasuri për batakçinjtë!

Bravo Prokurorisë së Republikës e bravo Policisë së Shtetit!

I neveritur nga llumi që do drejtësinë për ta blerë e shitur, i neveritur nga llumi politik që ulëret kundër reformës në drejtësi, por blerësit e shitësit i ka në listë deputetësh, i neveritur nga llumi me firmë e vulë që noterizon blerjen e shitjen e drejtësisë.

Të fundit

Zbulohet dhurata që Jeff Bezos i dhuroi partneres në ‘dasmën e shekullit’

Jeff Bezos i ka dhuruar së fejuarës së tij, Lauren Sánchez, një gjerdan me vlerë nga 3 deri në...

Prapaskenat e PD, ja tre grupet që janë brenda selisë blu

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, ka komentuar procesin e rinumërimit të votave duke thënë se selia blu tentoi të bëjë pis procesin. Sipas Sulës,...

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë nëse vazhdoni…

Donald Trump ka deklaruar këtë të premte se ai "pa dyshim" do të urdhëronte një tjetër bombardim të Iranit nëse Teherani do të vazhdonte...

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

Agjencia për Mbrojtje Civile në Gazë tha se forcat izraelite kanë vrarë të paktën 62 persona më 27 qershor, përfshirë dhjetë persona që ishin...

‘Tirana Fest’ ndez atmosferën te sheshi ‘Skënderbej’, koncerte dhe sporte ekstreme

Atmosfera në zemër të kryeqytetit po “ndizet” nga Tirana Fest 2025, një festival dyditor FALAS për të gjithë familjen, që po zhvillohet në...

Lajme të tjera

Web TV