Neymar padit sërish Barçën, këtë radhë i kërkon 6.5 mln euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Neymar ka ngritur një padi tjetër ndaj skuadrës së Barcelonës, duke e bërë të tretën radhazi ndaj klubit katalanas.

Sipas “El Mundo Deportivo” braziliani shpreson që Barça t’i paguajë 6.5 milionë euro për pagesat që lidhen me marrëveshjet e bëra në periudhën kur u transferua nga Santosi në vitin 2013.

Në dy paditë e mëparshme sulmuesi i ka kërkuar klubit katalanas që t’i paguante bonuset dhe pagat e mbetura nga koha kur luante në Spanjë.

Padinë e parë ai e ngriti në vitin 2018, në atë kohë 28-vjeçari deklaronte se ish-klubi i kishte borxh 28.6 milionë euro nga bonuset për rinovimin e kontratës së tij para se të transferohej te Paris Saint-Germaini.

Padinë e dytë Neymar e ngriti në dhjetor të vitit 2019, ndërsa ekipi i avokatëve të tij kërkonte 3.5 milionë euro për paga të papaguara nga sezoni i tij i fundit./Fjala.al/

Të fundit

3 stacione meteorologjike në Korçë në ndihmë të fermerëve

Në Korçë janë instaluar tre stacione moderne meteorologjike, të cilat synojnë të ndihmojnë fermerët duke sjellë një frymë të...

Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

Në një raport të gjatë mbi ndalimin e shtetasve të huaj, me fokus në protokollin Itali-Shqipëri, Gjykata e Kasacionit vë në dukje një sërë...

Funari, ‘Zvicra e vogël’ që po tërheq turistët në Elbasan. Mungojnë…

Vetëm pak kilometra larg nga Elbasani dhe Tirana, mes kodrave të gjelbra ndodhet Funari, një perlë e fshehur që po shndërrohet në një nga...

Frikë nga Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit...

Pse Brad Pitt qëndroi zgjuar për 36 orë?

Brad Pitt, ka zbuluar se nuk ka mundur të flejë për 36 orë pas përvojës së tij pas timonit të një makine “McLaren” të...

Lajme të tjera

Web TV