Emrat/ Lista me 1588 familje që përfitojnë bonus qiraje në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli bashkiak i Durrësit miratoi sot listën paraprake të familjeve që përfitojnë bonusin e qerasë me 1588 aplikues.

Gjatë mbledhjes së fundit, Këshilli Bashkiak sqaroi se kjo është një listë paraprake pasi lista përfundimtare e përfituesve të rinj të bonusit të qerasë do të dalë pas shqyrtimit të plotë të dokumentacionit nga ana e Bashkisë së Durrësit, në zbatim të VKM-së përkatëse.

Më parë ky këshill ka miratuar dy lista të tjera paraprake me 3863 familje aplikuese nga të cilat pas verifikimit të deritanishëm e përfitojnë bonusin e qirasë 2920 familje të cilat kanë marrë këstin e parë. Në proces është kësti i dytë i cili është lëvruar për 1000 familje.

Në përgjigje të interesimit të këshilltarëve se çfarë po bëhet me godinat e dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit u deklarua se janë në proces rindërtimi 99 banesa të pabanueshme nga 2039 të dëmtuara, ndërsa të tjerat do të përfshihen në një vlerësim të dytë për dëmshpërblim. Ndërkaq në Durrës vijojnë në ditën e fundit aplikimet online për programet e rindërtimit.

LISTA ME PERFITUESIT

Të fundit

Parashikimi i horoskopit 5 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Sot, duhet të përqendroheni për reagimin tuaj ndaj gjërave që janë jashtë kontrollit. Shumë energji e paparashikueshme po ju rrethon tani, duke dërguar sinjale...

Ushtria amerikane pritet të fillojë dërgimin e imigrantëve në Gjirin e Guantanamos

Avioni i parë ushtarak me imigrantë të arrestuar pritet të niset të martën drejt Gjirit të Guantanamos, sipas zyrtarëve amerikanë, ndërkohë që administrata e...

Upss, çfarë ishte kjo? Ledri Vula bën veprimin e papritur ndaj Eglit

Por me veprimin e fundit Ledri ka ndez gjithë rrjetin, shkruan “Kosovarja”. Në ‘story’ Ledri ishte ai i cili ka ripostuar një video te Eglit...

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë/ Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën...

Lajme të tjera

Web TV