Kriza energjetike/ Kumbaro “shqetësohet” nga kondicioneri në konferencën e OKB-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka so marrë pjesë në konferencën ministrore për mjedisin të organizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara që po mbahet në Qipro.

Kumbaro drejtoi panelin e “Turizmit të Qëndrueshëm dhe Ekonomisë Qarkulluese”, ndërsa ministrat pjesëmarrës vlerësuan modelin e Shqipërisë që ka bashkuar në një portofol ministror turizmin dhe mjedisin, si përgjigjja më e mirë ndaj sfidave aktuale, siç janë turizmi i qëndrueshëm, mbrojtja e mjedisit dhe angazhimet kundër ndryshimeve klimatike.

“Sfidat e viteve të fundit na tregojnë se luftën për një botë më të mirë nuk e fitojnë numrat, por qëndrueshmëria, solidariteti, largpamësia e zhvillimit të qëndrueshëm. Pra, le të ndryshojmë qëndrimin tonë për të rimenduar turizmin, jo vetëm si një aktivitet udhëtimi, por si një zhvillim i qëndrueshëm që ofron kënaqësi, përgjegjësi qytetare dhe emancipim. Duhet të punojmë për zhvillimin e turizmit përmes ruajtjes së mjedisit, nga ana tjetër kemi një potencial të madh me zonat e mbrojtura për të zhvilluar ekoturizmin”, u shpreh Kumbaro.

Pjesë e diskutimit ishte edhe renditja e Shqipërisë si destinacioni me rikuperimin më të shpejtë për flukset e turistëve ndërkombëtarë sipas OBT me +19% krahasuar me vitin 2019, e njëkohësisht rritja e sipërfaqes së zonave të mbrojtura në mbi 21% të territorit.

Në fund të fjalës, Kumbaro pati edhe një kritikë për organizatorët, në lidhje me përdorimin e ajrit të kondicionuar në kushtet e krizës energjetike dhe ndryshimeve klimatike, që mori miratimin e sallës.

“A mund ta kontrollojmë pak ajrin e kondicionuar në këtë sallë, në mënyrë që të kursejmë energji, që të mbrojmë klimën nga gazet serrë, por edhe sepse është shumë ftohtë? Ky është hapi i parë, përpara se të vazhdojmë të flasim sërish për ekonominë qarkulluese dhe për turizmin e qëndrueshëm në këtë konferencë kaq interesante të UNECE”, tha Kumbaro duke marrë miratimin e sallës.

 

Lexo edhe :  Aksioni për sigurinë ushqimore/ 90% e prodhuesve të vegjël do të dalin jashtë loje

 

Të fundit

Mandati i katërt me “furtunë”, Rama premton epokë të re urbane

Këtë të hënë, 21 korrik, kryeministri Edi Rama iu rikthye rubrikës së tij virtuale “Sy m’Sy”. Komunikimin me qytetarët...

“Thethi nuk është për resorte”, Rama: Fantazi e njerëzve me kënd të ngushtë shikimi

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, hodhi poshtë aludimet se në Theth do të ndërtohen resorte turistike dhe për këtë arsye nisi aksioni për...

Plazhet shqiptare si ringje boksi, mund të bësh para duke vënë baste

Nga Leonard Veizi A po i afrojmë apo po i largojmë turistët? Me shumë gjasa, ne shqiptarët nuk e përballuam dhe as e menaxhuam siç duhet...

Rama: “Bankers” na detyrohet 240 mln euro, Prokuroria t’ia nxjerrë ujin e zi!

Kryeministri Edi Rama u ndal sot, 21 korrik, te “Bankers Petroleum”, duke mbështetur Prokurorinë e Fierit në hetimin e kësaj kompanie. “Së pari, ne kemi...

“Në Tiranë, kemi një situatë jo të zakonshme”/ Rama flet për Veliajn në “Sy më sy”

Kryeministri Edi Rama teksa komentoi vendimin për pastrimin e hapësirave publike në Tiranë të zaptuara, u shpreh se në kryqytet ka pasur një situatë...

Lajme të tjera

Web TV