Rikonstruksioni i terreneve sportive, Balla: Do t’i rikthejmë Lushnjes fushat e futbollit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit Taulant Balla së bashku me kryetaren e Bashkisë së Lushnje Eriselda Sefa kanë parë sot nga afër punimet që po kryhen për sistemimin dhe rrethimin e një tjetër fushe të kompleksit sportiv ”Roza Haxhiu”.

Balla në fjalën e tij theksoi se lushnjes do t’i rikthehen të gjitha fushat e munguara të futbollit për të gjitha grupmoshat.

“Ne do t’i rikthejmë Lushnjes të gjitha fushat e futbollit për të gjitha moshat. Në fakt kjo fushë ishte e lënë në harresē dhe fakti që do të jetë me bar artificial jo vetëm për ekipin e futbollit Lushnje, por ajo që është e rëndësishme dhe meraku im është ekipi i moshave dhe Akademia e Lushnjes. Ne duhet të nxisim që fëmijët e të gjitha moshave të meren me sport.

Balla gjithashtu tha se përveç projektit të fushave të futbollit do të vijohet edhe projekti me fusha basketbolli apo volejbolli nëpër blloqe pallatesh.

Balla theksoi se e rëndësishme të theksohet është kthimi i hapësirave publike banorëve.

“Që nga marsi e deri me sot ne kemi çliruar shumë hapësira pubilke. Kjo është një fitore shumë e madhe, pra rikthimi i hapësirave publike në pronësi tē qytetit. Hap pas hapi të gjitha fushat sportive do t’i kthehen qytetit, më moderne se kurrë dhe në funksion të një të ardhmeje të sigurtë”, theksoi Balla.

Të fundit

Lista e plotë, kush janë 11 deputetët e PS që mbeten jashtë Parlamentit

11 deputetë aktualë të partisë socialiste nuk do të jenë në parlamentin e ardhshëm që do të nisë punën...

Lëvizshmëria e të rinjve, Britania dhe BE bëjnë gati marrëveshjen

Britania dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord të punojnë drejt një marrëveshjeje që do ta bënte më të lehtë për të rinjtë të jetojnë...

Keni bërë plane për nesër?/ Mësoni si do jetë moti

Dita e martë do të jetë me mot të qëndrueshëm. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, më të theksuara në relievet e larta...

Blerina Gjylameti humbi për 100 vota: “Dua pamjet filmike nga KQZ”

Kandidatja e për deputete nga Partia Socialiste në Qarkun e Tiranës, Blerina Gjylameti, i ka bërë një kërkesë KQZ-së këtë të hënë ku kërkon...

Shpejtësi deri në 2470 km/h, SHBA ka gati avionin “hije”

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë konfirmuar zhvillimin e një avioni luftarak të gjeneratës së gjashtë, F-47, që pritet të bëhet aktivë mes...

Lajme të tjera

Web TV