“Kur je i lumtur, punon më mirë”! Italia, gati për 4 ditë pune në javë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Të ofrosh një pagë konkurruese sot nuk mjafton, duhet të fillojmë t’u ofrojmë punëtorëve një jetë më të mirë”, shpjegon Julian Siravo, arkitekt, urbanist e një nismëtar i projektit 4DayWeek, javë katër ditore e punës, të cilin po e miratojnë gjithnjë e më shumë vende, ndërsa ideja ka joshur së fundi edhe Italinë.

Për një periudhë të caktuar kohore, punonjësit e kompanive, që vendosin vullnetarisht  të marrin pjesë në projekt, ulin orarin e tyre të punës, i cili shtrihet maksimumi në katër ditë në javë.

E gjithë kjo, pa pësuar ulje rroge. Eksperimenti lindi që përpara pandemisë, si përpjekje për të përmbushur nevojat e kompanive që nuk duan të humbin punonjës me vlerë, e sidomos ata si Julian Siravo i Autonomy, një organizatë kjo e pavarur kërkimore.

Më shumë ditë në zyrë nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht produktivitet më të madh: kjo ekuivalencë nuk ekziston, nuk është demonstruar kurrë. Eksperimentet e deritanishme në vende të ndryshme na kanë treguar se produktiviteti në kompanitë që i janë bashkuar projektit nuk ka asnjëherë, madje në disa raste është rritur, sepse punëtorët më të lumtur punojnë më mirë”, thotë ai.

Pas suksesit të lëshuar në vende të afërta si Gjermania e Franca, tani edhe Italia po diskuton mundësinë e eksperimentimit me javën e shkurtër të punës. Autori i librit “të punosh më pak, të jetosh më mirë”, Fausto Durante argumenton se dobia reale e kohës së kaluar në punë është argument mbi të cilin bazohet propozimi për uljen e ditëve të javës së punës nga pesë në katër dhe orët nga 40 në 32, me të njëjtën pagesë. Në origjinë të propozimit qëndron pranimi i dështimit të politikave neoliberale të punës, që kanë imponuar orë të gjata, paga të ulëta dhe pasiguri si në nivel social ashtu edhe në atë ekonomik. Megjithatë, varianti që po shohin subjekte të veçanta është ai i ndarjes së orarit në 4 ditë në javë, por për 9 orë në ditë.

Lexo edhe :  Çfarë duhet të konsumoni dhe të shmangni gjatë Ramazanit?

 

Të fundit

Luftojnë 6 sëmundjet e përhapura, çfarë ndodh me trupin po të hani 3 hurma çdo ditë

Ju mbase nuk dini disa fakte për hurmat e Arabisë, përveç faktit se janë shumë të shijshme dhe kanë...

14 marsi dita e Verës, Elbasani nis përgatitjet për festën tradicionale (VIDEO)

Qyteti i Elbasanit, i njohur si kryeqendra e Ditës së Verës, ka nisur përgatitjet për festën tradicionale të Ditës së Verës. Sic raporton gazetari i...

Kanceri po prek edhe fëmijët, mjekët: 50 % e rasteve janë me leuçemi

Çdo ditë më shumë se 1000 fëmijë në mbarë botën diagnostikohen me kancer, duke bërë kështu që kjo sëmundje të jetë një ndër shkaktarët...

Nga leja vjetore te…./ Rregullorja e re e Policisë së Shtetit

Shtohen kompetencat e policisë së shtetit. Rregullorja e re e Policisë së Shtetit, tashmë botuar në Fletoren Zyrtare detajon me thollësi kompetencat, mënyrën e...

E ardhmja e investimeve, si Shqipëria po mbetet pas

Europa Lindore dhe Qendrore po shënon një transformim thelbësor, teksa këto vende nga zona tradicionale prodhuese me kosto të ulëta po kthehen në qendra...

Lajme të tjera

Web TV