“I mora për kujtim”, 26-vjeçarja e dehur vjedh shkronjat në memorialin e Adem Jasharit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur dy ditë më parë në Prekaz të Poshtëm të Komunës së Skënderajt në Kosovë.

Aty prehen trupat e 56 anëtarëve të familjes Jashari që humbën jetën në betejën e lavdishme të 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998.

Së fundmi, një 26-vjeçare ka dhunuar varrin e heroit Adem Jashari, duke i vjedhur shkronjat.

Sipas Sinjalit, ngjarja është zbuluar ditën e djeshme dhe pas disa hetimeve u bë i mundur identifikimi i 26-vjeçares e cila u thirr në polici. Në dëshminë e saj e reja pohoi se ishte në gjendje të dehur dhe se shkronjat i mori për t’i mbajtur si kujtim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj saj është iniciuar rasti ‘Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës’.

Kujtojmë, që është një ndër vendet më të vizituara në Kosovë, jo vetëm nga vendasit, por edhe nga të huajt.

Të fundit

“Alanews”: Pse italianët gjithnjë e më shumë po zgjedhin Shqipërinë për pushime verore

Vitet e fundit, Shqipëria është bërë një nga destinacionet më të njohura për italianët, dhe në vitin 2025, trendi...

Harrojeni lirinë e Atdheut, luftrat bëhet për të “kap ndonjë lek”

Nga Leonard Veizi Lufta, në vetvete, nuk bëhet për lirinë e popujve, as për prosperitetin apo begatinë e tyre. Këto janë justifikimet që i serviren...

Rama ndan videon: Kartolinë pamjesh të kaprojve nga parqet tona kombëtare

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale pamje mahnitëse nga natyra shqiptare, duke sjellë në vëmendje bukuritë e rralla të parqeve kombëtare...

Reshje shiu, breshër dhe shtrëngata, parashikimi i motit 5 gusht 2025

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash...

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme

Ndër përbërësit natyralë që janë dashur me kalimin e kohës për vetitë e tyre të dobishme në kujdesin e lëkurës, përfshihet edhe mjalti. I pasur...

Lajme të tjera

Web TV