“Jeni provokues”/ Rama vë në siklet politikanen holandeze: Gjeni burra nëse doni…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka vënë në siklet politikanen holandeze Kati Piri, e cila po moderonte Kongresin e Partive Socialiste Europiane.

Teksa Piri po thoshte se është nder që ta kishin mes tyre, Rama kërkoi të dinte arsyen përse.

Politikania holandeze u mundua ta kalonte me buzëqeshje dhe i shpjegoi se i duket mjaft provokues, por i pëlqen se është i drejtpërdrejtë.

Piri: Ju ftuam që të ndani me ne pikëpmajet tuaja mbi disa nga sfidat europiane dhe globale me të cilat përballemi sot. Kryeministër, është nderi im që ndaj këtë skenë me ju dhe është në fakt, nder për të gjthë ne. Si mendoni ose cilat janë përparësitë dhe prioritetet për vitet në vijim, për bashkëpunimin europian?

Rama: A mund të ma shpjegosh pse është nderi juaj?

Piri: Është nder, sepse… ky është një politikan i vërtetë. Është nder sepse ne njëherë kemi qenë nëpër takime në Zoom duke diskutuar për Ballkanin Perëndimor. Ju konsiderj gjithmonë një folës tejet interesant dhe nuk është sa për ta thënë në këtë skenë, sepse mund të jeni mjaft provokues cka më përlqen si holandeze. Priresh të jesh shumë i drejtpërdrejtë, kështu që është një nder t’ju takoj ballë për ballë.

Rama: Le të themi që jam i bindur tani.
Ndonëse mbajti fjalim për rreth 20 minuta, Piri u detyrua që ta ndërpriste, gjë që Ramës nuk i pëlqeu aspak dhe nuk hezitoi t’i thoshte 2 fjalë.

Piri: Ja këtë urrej kur moderoj sepse ka vetëm 2 minuta.

Rama: Nuk duhet të kërkosh kufij kohe kur do të flasësh me burra nga Ballkani. Kurrë!

Piri: Kam për të mësuar shumë nga ju.

Lexo edhe :  Evropa provinciale, një show mediokriteti në Eurovizion

Rama: Ne vijmë nga një traditë ku flasim shumë dhe kam përshtypjen që Margaret Thatcher e kishte me ne kur tha: “Nëse doni të flisni, gjeni burra, nëse doni të ndreqni gjërat, bëjeni me gratë”.

Të fundit

Berisha duhej të jepte dorëheqjen! Nëse s’ka reflektim, PD do kthehet në parti familjare!

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, në një intervistë për Report Tv, ka komentuar zhvillimet pas zgjedhjeve parlamentare të...

Gjyqi për vrasjen e Martin Canit, babai i Luis Meçes përplaset me prokuroren

Ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca gjyqësore për vrasjen e të miturit Martin Cani, i cili u vra nga bashkëmoshatari...

Sali Llumi!

Edison Ypi Sali Llumi dhe dhëndrri budalla nuk lënë rast pa dëshmuar çfarë fundërrinash janë. Gjithë jetën, unë, vëllai im, dhe miqtë tanë, mendjen e kemi...

Ndarja nga jeta e Artan Lames, Veliaj i shpreh ngushëllimet familjes: Mik i vyer!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshë 58-vjeçare të ish-kreut të kadastrës Artan Lame. Përmes një postimi në...

Skema, si funksiononte grupi i Adi Çobës!/ ‘Bisha’ udhëzonte me SkyECC nga Durrësi!

Një megaoperacion mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane çuan në goditjen e një rrjeti kriminal të trafikut të drogës. Në total u lëshuan 52...

Lajme të tjera

Web TV