Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho ka anuluar dy koncerte në Oviedo dhe Bilbao.
Shkak për këtë anulim të koncerteve është bërë gjendja shëndetësore e sopranos.
‘Dua të shpreh me gjithë sinqeritet, nga thellësia e shpirtit, trishtimin e madh që ndjej tani që detyrohem të anulloj dy koncertet e mia në Oviedo dhe Bilbao për arsye të pashmangshme shëndetësore. Spanja është një vend për të cilin ndjej një dashuri të madhe dhe më bëri iluzion të veçantë për të qenë në gjendje të transmetoj në një mënyrë kaq të afërt, përmes muzikës, të gjithë afeksionin që ndjej për publikun tuaj, që me këto fjalë ju kërkoj falje dhe vlerësoj shumë.
Në të njëjten mënyrë dua të falenderoj edhe mbështetjen që kam ndjere përballë kësaj situate të vështire nga keto dy Teatro te medhenj per te cilet ndjej shume respekt. Oviedo Filarmonia, Tetro Arriaga Antzokia. Faleminderit me gjithe zëmer dhe shpresoj të kem mundesi të të perqfoj shumë shpejt në Spanjë, një vend ku ndihem si në shtëpinë time.’- shkruan sopranoja.