Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, ka shprehur prej kohës dëshirën e tij për të dalë si kandidat i opozitës në zgjedhjet lokale për Tiranën përballë kryetarit aktual Erion Veliaj.
Madje Gjuzi shprehet i sigurtë për fitoren e tij nëse zgjidhet ai, ndërsa sjell në kujtesë dhe një shprehje që Ilir Meta i ka thënë dikur Ramës.
“Të gjithë bashkë bëjmë një ansambël, dhe jo Erion Veliaj të na dalë përballë ne. Si tha Ilir meta atëherë ‘e thyejmë në mes’, është shprehja jonë ajo, në mënyrë politike sigurisht.”- u shpreh Gjuzi.