Fenomeni modern i të jetuarit vetëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përgatiti Rudina Koromani, Psikologe Klinike

Dy shekuj më parë, jetesa e vetmuar e filozofit Kant tingëllonte gati gati absurde dhe e pakuptueshme, ndërkohë që në popullata ishte një fenomen shumë i rrallë që justifikohej vetëm nga varfëria. Një shekull më vonë vetmia vijoi të bëhej trend i artsitëve si Van Gogu ku sërisht rastet e të jetuarit vetëm përbënin më pak se 10%. Sot, afër gjysma e të gjitha familjeve janë familje me një person, ndonëse ka ende vende ku të jetosh vetëm është fenomen i rrallë. Në Angli, SHBA, Kanada dhe Australi, rreth një në katër dhe një në tre familje janë familje me një person.

29.9 % në Mbretërinë e Bashkuar

28.0 % SHBA

27.6 % Kanada

26.8 % Afrika e Jugut

25.0 % Australi

23.9 % Koreja e Jugut

Të dhënat globale për të jetuarit vetëm janë të disponueshme në faqen e internetit Our World in data” (Bota jonë në të dhëna), në seksionin mbi të jetuarit vetëm. Nga të dhënat, kombet me përqindjen më të lartë të familjeve që janë familje me një person, 40 përqind ose më shumë, janë:

45.8 për qind Norvegjia

44.1 për qind Danimarka

43.0 për qind Finlanda

42.5 për qind Suedia

41.7 për qind Gjermania

40.3 për qind Estonia

Kjo do të thotë se Europa po vetmohet gjithnjë e më shumë, e ku në Norvegji kemi trendin më të madh të të vetmuarve. Të gjitha këto janë kombe nordike, me përjashtim të Estonisë (një komb baltik) dhe Gjermanisë. Islanda, një vend tjetër nordik, gjithashtu ka një përqindje të lartë të familjeve me një person: 31.0 përqind. Kombet e tjera në të cilat më shumë se 30 për qind e familjeve janë familje me një person janë (duke filluar me përqindjet më të larta) Holanda, Zvicra, Lituania, Austria, Franca, Letonia, Belgjika, Japonia, Lihtenshtajni, Luksemburgu, Bullgaria, Hungaria, Italia, dhe Sint Maarten (pjesa holandeze). Kombi ku njerëzit kanë më pak gjasa të jetojnë vetëm është Afganistani, ku vetëm 0.2 përqind e të gjitha familjeve janë familje me një person. Në Pakistan, vetëm 1.1 përqind e familjeve janë familje me një person, dhe në Irak, vetëm 1.2 përqind.

Të jetosh vetëm është shumë më pak e zakonshme në vende të tjera, si p.sh.; Meksikë 10%, Kinë me 8,6% apo Indi 7.7%.  Vende të tjera në të cilat më pak se 5 përqind e të gjitha familjeve janë familje me një person janë (duke filluar me përqindjet më të vogla) Bangladeshi, Jemeni, Taxhikistani, Nigeria, Mali, Kamboxhia, Palestina, Sierra Leone, Guatemala, Sudani i Jugut, Jordania, Guinea, Nikaragua, Komoret dhe Filipinet. Ajo që vihet re, është fakti i fuqisë financiare që shoqëron trendin në rritje: sa më i zhvilluar ekonomikisht një vend aq më shumë të vetmuar paraqet. Disa nga faktorët psikologjikë, kulturorë dhe ekonomikë që na ndihmojnë të kuptojmë këto shifra lidhen me faktorët kulturorë, moshorë, të gjinisë e statusit martesor.  Mosha e mesme shihet gjithashtu si një prirje e dy dekadave të fundit ku duket do të vijojë të jetë në rritje dhe për dekadat në vazhdim.

Lexo edhe :  Kush janë lojtarët më të paguar të Kombëtares (EMRAT)

Po shkojmë drejt vetmisë?

Studimet kanë të dhëna kontradiktore lidhur me vetminë dhe pasojat e benefitet psikologjike që lidhen me të. Disa prej tyre theksojnë impaktin negativ duke sygjeruar me gjetjet e tyre se të jetuarit vetëm konsiderohet shqetësuese për shëndetin e njerëzve, duke qënë se  është gjerësisht i njohur fakti se njerëzit janë të orientuar natyrshëm nga të tjerët dhe gëzojnë lidhjen me të tjerët.  Sipas kësaj pale, të jetosh vetëm lidhet me zemërimin, përjashtimin social, ndjenjën e izolimit e dobësisë që rezultojnë në një shëndet më të dobët mendor: depresion, ankth e përgjegjës për sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë në moshat e vjetra. Megjithatë ka shumë studime që raportojnë se të jetuarit vetëm ka një lidhje të mundshme me shëndetin mendor. Disa autorë pohojnë se të jetuarit vetëm lidhet me nivele më të ulëta të depresionit. Lidhur me diferencat gjinore, duket se jetesa vetëm e femrave ndikon negativisht në shëndetin e tyre mendor krahasuar me meshkujt.

Efekti i të jetuarit vetëm në shëndetin mendor është gjithashtu i moderuar nga mosha, ku sipas studimeve individët më të rinj që jetojnë vetëm janë më të prirur të kenë probleme të shëndetit mendor. Për më tepër, faktorët e shkëputjes sociale, vetmisë subjektive, gjendjes financiare, rehatisë së përgjithshme, preferencat për të jetuar vetëm, llojet e krijmtarisë, cilësia e marrëdhënieve dhe cilësia sociale e komunitetit, të gjithë këto faktorë  kanë efekte të moderuara në lidhjen midis të jetuarit vetëm dhe shëndetit mendor. Praktikisht, ndonëse dihet se vetmia dhe izolimi lidhen negativisht me mirëqenien psikologjike, trendi në rritje i vetmisë së botës moderne është i pandalshëm e duket se individi modern e ka proçesuar tashmë e kërkon gjithnjë e më shumë rehatinë Individuale kundrejt çdo kostoje. “Pse njerëzit duhet të jenë kaq të vetmuar? Cili është qëllimi i gjithë kësaj? Miliona njerëz në këtë botë, të gjithë të etur, në kërkim të të tjerëve  për tu kënaqur, por duke u izoluar. Pse? Toka u vendos këtu vetëm për të ushqyer vetminë njerëzore? “-Haruki Murakami.

Të fundit

Aksident në Vlorë, mjeti përmbyset në rrugë, një i lënduar

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku një automjet është përmbysur në rrugë. Si pasojë e aksidentit,...

Suksesi ndaj Tiranës, Tetova: Pjesë e dytë perfekte, komanduam lojën falë mesfushorëve

Tekniku i Egnatias, Edlir Tetova komentoi fitoren 0-4 ndaj Tiranën. “Një pjesë e dytë perfekte. Kishim vështirësi në manovër në pjesën e parë, sepse kundërshtari...

Tentuan të mblidhnin benzinë nga një cisternë, vdesin 60 persona

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën nga një shpërthim i një cisternë në Nigeri. Sipas Reuters, cisterna u përmbys duke shkaktuar derdhjen e benzinës...

Tre arsye pse mund të jemi të uritur gjatë gjithë kohës

Një nga ankesat më të zakonshme të atyre që përpiqen të humbin peshë është se ata janë vazhdimisht të uritur, kështu që shpesh hanë...

Shqiptari paraqitet në spital me plagë në trup, ja çfarë dyshohet

Një 35-vjeçar shqiptar është paraqitur në një spital të Athinës i plagosur. Shqiptari u transferua në spitalin KAT pasi ka plagë në qafë dhe në...

Lajme të tjera

Web TV