Samiti i BE-së në Tiranë/ Hohmann: Tregon sa e rëndësishme është Shqipëria për ne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme gjatë një vizite zyrtare në qytetin e Korçës, ambasadorja e BE-se Christiane Homann, ka folur për samitin e BE-së që për herë te parë do të organizohet jashtë Unionit, pikërisht në Shqipëri.

Homann tha se ky samit është shumë i rendesishëm për Unionin pasi të gjithë liderat e Europës do të mblidhen në 6 Dhjetor në Shqipëri, ndërsa shtoi se publiku shqiptar duhet të kujtojë gjetjet e progres raportit të KE pasi aty shpjegohet situata në të cilën ndodhet vendi.

Pyetje: Sa i rëndësishëm është samiti i dhjetorit për Shqipërinë?

Ambasadorja: Në fakt është hera e parë që samiti ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor vjen në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për herë të parë në Shqipëri dhe kjo tregon sa i rëndësishëm është ky vend për ne dhe anëtarësimi i këtyre vendeve në BE si dhe puna që këto vende do të bëjnë. Në Shqipëri në datën 6 dhjetor do të vijnë liderët e të gjithë BE-së që do të diskutojnë çështje shumë të rëndësishme për të ardhmen e e BE.

 

 

Pyetje:  Niveli i kriminalitetit dhe i korrupsionit në Shqipëri mbetet ende i lartë. Edhe Policia është përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale. Si ndikon kjo në integrimin e Shqipërisë në BE?

Ambasadorja: Besoj se e dini që para dhjetë ditësh, KE ka publikuar Progres Raportin dhe ai e shpjegon shumë qartë ecurinë në të cilën gjendet vendi. Dhe në fakt për të gjithë ata që janë të interesuar, ju mund ta lexoni, ku një pjesë e rëndësishme ka të bëjë me sundimin e ligjit, se sa punë është bërë dhe sa duhet bërë dhe është i qartë për çështjen e sundimit të ligjit.

Të fundit

Berisha lë rrugën e Elbasanit, i bashkohet protestuesve te Bashkia e Tiranës

Ish-kryeministri Sali Berisha qëndroi për disa minuta në protestën tek rruga e Elbasanit. Ndërkohë, Berisha lëvizi drejt pikave të...

Dëbora “paralizon” Rrugën e Arbrit, bllokohen qindra automjete, mes tyre edhe…

Reshjet e shumta të dëborës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në rrugën e Arbrit. Qindra automjete kanë mbetur të bllokuara në bypassin...

Çfarë e tremb Saliun? Kreu i PD më shumë truporja pas vetes sesa protestues

Sali Berisha k zbritur sot pas gati një vit në terren. Opozita vendosi të bllokojë rrugët në kryeqytet dhe Berisha u është bashkuar protestuesve...

Nga sheshet plot, te bllokimi i rrugëve, diferenca e opozitës serbe me atë të Berishës

Nga Ylli Pata Të dielën në Beograd u zhvillua një nga mitingjet më të mëdha të opozitës serbe, një një nga sheshet e kryeqytetit, sheshin...

“Ky dimër premton të jetë i vështirë”/ Çfarë po paralajmëron Berisha: Nuk ndalojmë…

Kryedemokrati Sali Berisha ju është bashkuar protestueve që ndodhën në “Rrugën e Elbasanit”. Gjatë fjalës së tij drejtuar mediave, Berisha tha se qeverinë e...

Lajme të tjera

Web TV