Zaev përshëndet në shqip Kongresin e PS: E keni mbështetjen tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka përshëndetur Kongresin e PS. Video është shpërndarë përmes rrjeteve sociale nga sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla. Ne video Zaev shpreh në gjuhen shqipe mbështetjen për Shqipërinë.

Të dashur socialistë, i dashur shoki Edi. Ne ndajmë të njëjtat ideologji, punojmë për synime të njëjta! Jemi dy vende të ndryshme por shumë të ngjashme në rrugën nëpër të cilën kemi zgjedhur të ecim në zotimet tona. Të ndërtojmë shtete të forta e të zhvilluara, partnerë në botën demokratike. Prioriteti ynë kryesor është të kujdesemi për qytetarët dhe një jetë më të mirë për ta, por gjithashtu t’i bëjmë dy vendet tona pjesë të familjes së madhe evropiane.

Megjithatë po ecim me guxim dhe vendosmëri drejt integrimit. Kjo është arsyeja pse në mbështetemi dhe e dimë se nuk jemi vetëm në këtë qëllim! Jam i bindur se së shpejti Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, do të festojnë për lajmin e mirë që do të vijë nga Samiti i Zagrebit, dhe më pas do të vazhdojmë të punojmë me më shumë përkushtim për qytetarët tanë. Ju uroj një Kongres të suksesshëm dhe besoj se do kemi bashkëpunim edhe më intensiv, mes dy partive dhe dy shteteve fqinje. E keni mbështetjen tonë.”  – deklaroi ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, në videon e transmetuar në kongresin e PS.

https://www.facebook.com/b.taulant/videos/2928406480556579/

Të fundit

Parashikimi i motit 8 Qershor 2025, temperatura deri në 38°C

Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri vonë pasdite,...

Finalistët e çmimit të fotografisë Olive Cotton 2025

Çmimet Olive Cotton shënuan 20-vjetorin e tyre me stil, me një numër rekord aplikimesh dhe një çmim të madh prej 20,000 dollarësh. Galeria Rajonale...

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3 nëntor 2024 Musk kishte arsye...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Lajme të tjera

Web TV