Ilir Meta nxjerr videon: Do dal në shesh si 30 vite më parë, ejani me mua!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prag të tubimit të 2 marsit të thirrur nga presidenti i vendit Ilir Meta, ky i fundit ka filluar të bëhet nostalgjik për vitet ‘90.

Kreu i shtetit ka publikuar një video të fillimit të pluralizmit shqiptar, ku studentët dolën për të protestuar kundër sistemit komunist.

Ai shkruan se nuk e mendonte se do të dilte sërish në shesh për të mbrojtur demokracinë. Ndërkohë që vetë Meta bashkë me kastën e tjerë të politikanëve është po aq përgjegjës për gjendjen e rëndë të vendit në këto 30 vite.

Sipas tij,  ‘vetëm paprekshmëria e Kushtetutës dhe ndëshkimi i merituar i puçistëve që e kanë dhunuar atë, do ta mbrojë popullin tonë nga instalimi i një regjimi tiranik njëpartiak dhe kleptokratik.’

Postimi i Ilir Metës: Kurrë nuk e mendoja se pas 30 viteve do të vinte kjo ditë, që të ftoja më ✌mars të gjithë qytetarët e Shqipërisë, për të mbrojtur fitoren më të madhe të popullit tonë, pluralizmin politik, lirinë dhe demokracinë.

Vetëm paprekshmëria e Kushtetutës dhe ndëshkimi i merituar i puçistëve që e kanë dhunuar atë, do ta mbrojë popullin tonë nga instalimi i një regjimi tiranik njëpartiak dhe kleptokratik.

Po ndaj me ju disa emocione të miat kur një nga ish-drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Studentore, Arben Imami më thërriste mua dhe disa studentë të rinj për të shkuar në përballjen finale me kupolën e diktaturës, që u detyrua të pranonte kapitullimin e regjimit më të pashembullt shtypës dhe izolues në kontinent.

Le ta dëgjojë nesër e gjithë bota demokratike thirrjen e popullit shqiptar: E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!

Të fundit

“Serbët na kanë lënduar, por…” , Egla Ceno para ndeshjes Shqipëri – Serbi

Aktorja Egla Ceno, ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me ndeshjen e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e...

“The Guardian”: Ç’ndodh në Tiranë në prag të ndeshjes me Serbinë

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” i ka kushtuar vëmendje sfidës së të shtunës mes Shqipërisë dhe Serbisë në Tiranë. Në një reportazh thuhet se...

Beteja e Midway, përplasja USA – Japoni që ndryshoi fatin e luftës në Paqësor

4–7 qershor 1942 - Lufta e Dytë Botërore  Përgatiti: Leonard Veizi Beteja e Midway, zhvilluar nga 4 deri më 7 qershor 1942, ishte një nga çastet...

Marinsat amerikanë dhe Flota Detare stërviten në Durrës, Rama publikon pamjet

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fundjavën me një postim në rrjetin social Facebook, ku ndan me ndjekësit pamjet e stërvitjes së zhvilluar në...

Paralajmërim për fruthin gjatë pushimeve: Rastet po rriten

Autoritetet shëndetësore ndërkombëtare kanë dhënë alarmin për rritjen e rasteve me fruth në disa vende të Europës, duke ngritur shqetësime për sigurinë e udhëtarëve...

Lajme të tjera

Web TV