Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Sali Berisha për udhëtimet i cili duke i referuar të dhënave të nxjerra nga “Homeland Justice”, tha se Rama ka kryer 137 udhëtime me avion taksi.
Rama tha se këtë histori tani do ta dëgjoni përditë, nga mëngjesi në darkë, nga Berisha të cilit i referohet si hienë.
“Ashtu si kundër lajm nuk bën më miniera sot se kushtet janë shumë të mira e pagat janë të larta. Unë kam një taksi që fluturon, u tha mbrëmë besoj e keni dëgjuar, e që ju kushton shqiptarëve miliona euro.
Do ta dëgjoni përditë nga hienat që kanë përditë këtë punë, se si të shfrytëzojnë këtë periudhë të vështirë, se ne jemi pjesë e Europës dhe është e prekur nga lufta”, tha Rama.