Banorët e një qyteti në veri-qendror të Meksikës janë bërë pjesë e një skene horror, teksa kanë parë një qën të lëvizë në qytet me kokën e një njeriu në gojë.
Sipas Abcnews, një zyrtar i zbatimit të ligjit, tha se koka dhe pjesët e tjera të trupit ishin lënë në një kabinë automatike në qytetin Monte Escobedo të mërkurën vonë.
Mbetjet njerëzore u lanë me një mesazh që i referohej një karteli droge. Por përpara se policia të mund të vepronte, një qen endacak mori kokën e kufomës.
Një video e postuar në rrjetet sociale tregoi qenin duke ecur në një rrugë të errësuar, duke mbajtur kokën nga qafa në nofullat e tij, me sa duket duke synuar ta çonte në një vend të sigurt për ta ngrënë.
Kartelet e drogës në Meksikë shpesh lënë shënime së bashku me grumbujt e mbetjeve njerëzore të copëtuara, si një mënyrë për të frikësuar rivalët ose autoritetet.