Paloka për protestën e 12 nëntorit: Rama të llogarisë pasojat!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka folur mes të tjerash edhe mbi protestën e 12 nëntorit.

Ai u shpreh se kryeministri duhet të qendrojë në zyrë e të përballet me protestën, si Berisha më 21 janar.

Paloka u shpreh si bindur se 12 nëntori do të jetë protesta më e madhe e organizuar në Shqipëri vitet e fundi.

 “Kërkesa nga qytetarët, anëtarët e PD e opozitarët ka qenë e vazhdueshme. Protesta ka pasur në vijimësi, por është një protestë e madhe që e organizon opozita. Do jetë më e  madhe se ajo e korrikut,. Kur shqiptarët u mblodhën në 7 korrik në pik të vapës e të pushimeve, nuk diskutoj pjesëmarrjen në 12 nëntor. Do jetë protesta më e madhe e bërë në Shqipëri këto vite pavarësisht pengesave që do nxjerrë qeveria.

 

 

Ka diskutime ide se si duhet të vijohet me protestat, se një protestë nuk i jep fund gjithçkaje, kjo duhet të ikë nga mendjet e njerëzve. Të ishte kështu e kishim bërë me kohë. Duhet vullneti i organizatorëve të jetë i palëkundur për qëllimin e ku do shkojë protesta, apo protestat. Kemi hyrë ne primare e para kemi zgjedhjet lokale. nuk kemi dyshime që ndryshimi vjen me votë. Duhet të krijojmë kushtet si opozitë që shqiptarët të votojnë lirisht e grevat e protestat janë ato që do përdorim për të arritur tek vota e lirë,. Që Rama të llogarisë pasojat, që nuk do të jenë më si ato që ka përballur dri tani, deklarata boshe që kanë mbetur vetëm aty. Ram ka një të mirë që sa herë ka protesta largohet. Blindon dyert me hekura, e di ai çfarë frike ka, por përderisa e ka frikën duhet të ketë edhe një arsye.

Lexo edhe :  Veliaj në burg/ Rama: Ndalimi i panevojshëm, por s’mund të ndaloj ekzekutimin

Problem nuk është hyrja në Kryeministri, duam të heqim qeverinë jo ca karrike e as të prishim pikturat e Ramës. Të rrijë në zyrë si burrë e të shohë si e pa Berisha më 21 janar”, tha ai.

Të fundit

Kartë debiti apo krediti, çfarë preferojnë shqiptarët?

Gjatë vitit të kaluar ka pasur një shtim të vrullshëm të kartave bankare, sidomos atyre të debitit, ndërkohë që...

Gjysma e popullsisë së vendit, më e vjetër se 39 vjeç

Sipas shifrave nga “Agjencia Europiane e Statistikave”, mosha mediane e popullsisë së Shqipërisë vlerësohet në 38.8 vjeç. Pra, gjysma e popullsisë është më e...

Ushtria turke mund të luajë rol kyç në sigurinë e Evropës: Nëse palët bien dakord

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shfrytëzoi vizitën e tij të martën në Turqi për të theksuar rëndësinë që ka dërgimi i trupave nga vendet aleate...

Korça e para ’90/ Ja ku njerëzit takoheshin kur mungonin mjetet e komunikimit

Për të takuar dikë në Korçë sot mjafton të ulesh diku, në çdo cep të qytetit dhe nga telefoni dërgon vendndodhjen. Ndërkohë për ata...

U dhunua brutalisht, kreu i Operatorëve Turistikë të Sarandës, flet i gjakosur

Pamje ekskluzive janë zbuluar nga incidenti i dhunshëm që ka ndodhur sot me biznesmenin Arben Çipa, i cili ka përjetuar një sulm brutal pas...

Lajme të tjera

Web TV