Australia shënon vdekjen e parë nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i moshuar 78-vjeç është viktima i parë nga koronavirusi në Australi. Ai është infektuar ndërsa po lundronte me një anije nëpër brigjet e Japonisë.

Ai ishte nisur nga Perth, së bashku me gruan e tij, e cila gjithashtu është e sëmurë me koronavirus. Burri ka vdekur sot në mëngjes në po të njëjtin qytet ku e kishin kthyer më 21 shkurt.

Së bashku me 164 australianë të tjerë, atë e kishin evakuuar nga anija gjigante ku po kalonte pushimet, ndërsa ishte mbajtur përkohësisht në karantinë.

Në të gjithë Australinë janë 23 raste me koronavirus, përfshirë edhe dy që u zbuluan sot. Deri më tani, 11 australianë janë shëruar me sukses. Mësohet se gruaja e tij, e cila është në të 70-at, është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa do të duhet të qëndrojë në karantinë.

Të fundit

Nuk ndalet Erdogan, arrestohet një tjetër kryebashkiak opozitar në Turqi

Një valë e re arrestimesh në Turqi ka ngjallur shqetësim në radhët e komunitetit ndërkombëtar, mes njoftimeve se në...

Zjarret në vend, Rama publikon pamjet: Angazhim maksimal për shuarjen e çdo vatre

Kryeministri Edi Rama thotë se vazhdon angazhimi mamsimal për shuarjen e zjarreve në vend. Kreu i qeverisë ka ndarë pamje nga operacionet që po...

Maria, Mbretëresha e Skocisë bëhet një yll roker rebel dhe valltare e guximshme

Disa interpretimet e jetës së trazuar të mbretëreshës zhvillohen këtë muaj në Edinburg, secila duke eksploruar marrëdhënien e saj me Elizabetën I dhe duke...

Kush na urren, fillimisht: Kosova apo Qeveria?

Nga Frrok Çupi Desha të them direkt se i vetmi shtet dhe e vetmja qeveri në botë që nuk i dha një ndihmë Shqipërisë me...

Vrasja në Maliq/ Djali dhe babai në burg, familja e autorit largohet nga banesa

Familja e autorit të vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq ka mbyllur shtëpinë në fshatin Leminot dhe është larguar për arsye sigurie. Megjithëse kryfamiljari është arrestuar,...

Lajme të tjera

Web TV