Rama bën paralajmërimin e frikshëm: Askush nuk do të shpëtojë nga…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama ka paralajmëruar të gjithë ata që kanë vendosur pasuri në mënyrë kriminale, se nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë së re.

Sipas Ramës, Shqipëria nuk mund të mbajë më në kurriz peshën e pasurive kriminale dhe për këtë arsye është ngritur edhe SPAK.

Rama ka folur edhe për kursimet e emigrantëve, të cilët sipas tij, duhet t’i vendosin të ardhurat nëpër banka duke i përjashtuar nga kontrolle nga regjimi i jetës të përditshme.

“Vendi nuk mund të mbajë në kurriz peshën e pasurive kriminale. Ne kemi nisur një betejë, që do ta çojmë deri në fund. SPAK dhe institucionet e reja janë në drejtimin e duhur. Vendimet e para të Gjykatës Speciale janë inkurajuese. Askush nuk do të shpëtojë nga rrjeti i drejtësisë për pasurinë, që është vendosur me krim. OFL ka në tagër vetëm ata që preken nga ligji. Kursimet e ndershme të emigrantëve do hapim rrugën në futjen nëpër bankë, duke i përjashtuar nga kontrolle nga regjimi i jetës të përditshme. Sigurisht që nga amnistia përjashtohen ata që kanë të ardhurat nga krimi. Amnistia e përgjithshme fiskale do të votohet këtu në parlament me 84 parlamentarë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë Edi Rama shtoi se të gjitha iniciativat e ndërmarra kanë bërë të mundur shkërmoqjen e oligarkisë të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

“OFL ka objekt persona që janë dënuar për krime të caktuara që kanë të bëjnë kryesisht për krime të rënda, ndërsa merren të tjera institucione me burimin e pasurisë të politikanëve apo gjyqtarëve. Gjyqtarët e prokurorët do të përgjigjen për pasuritë kriminale. OFL është operacion policor dhe nuk ndodh në vend demokratik që të zhvillohet ndaj politikanëve ose gjyqtarëve. Për ta, ka faza dhe do japin llogari për pasurinë. OFL ndan paranë e fituar nga puna (e deklaruar ose e padeklaruar) me paranë kriminale. Këto të ardhura ka ardhur koha të formalizohen me një  komision me një taksë të favorshme, si kudo në botë. Nuk ka asnjë tolerancë nga shteti. Do të kërkohet që të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të deklarojnë të ardhurat që kanë nga jashtë vendit. Biznesmenët që kanë asete jashtë vendit duhet t’i deklarojnë e mos bëjnë shaka, se mund t’ju kushtojë shtrenjtë. Po shkërmoqet oligarkia e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, u shpreh ai.

Të fundit

Finalistët e çmimit të fotografisë Olive Cotton 2025

Çmimet Olive Cotton shënuan 20-vjetorin e tyre me stil, me një numër rekord aplikimesh dhe një çmim të madh...

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3 nëntor 2024 Musk kishte arsye...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në stadiumin “Air Albania”, loja është...

Lajme të tjera

Web TV