Frika nga koronavirusi, Greqia mbyll 28 shkolla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Arsimit në Greqi ka vendosur të mbyllë shkollat në Athinë dhe Selanik. Gjithçka bëhet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Autoritetet greke kanë vendosur mbylljen ose pezullimin të 28 institucioneve arsimore. Po ashtu me vendim të ministrisë janë pezulluar edhe të gjitha udhëtimet shkollore të organizuara jashtë vendit, të paktën deri në 13 mars.

Pas vlerësimeve të fundit të rrezikut nga Agjencia Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vlerësohet se rreziku i shpërthimit të COVID-19 në Greqi është i moderuar deri i lartë.

Duke marrë parasysh sa më sipër, Komiteti Kombëtar për Mbrojtjen e Shëndetit Publik kundër koronavirusit COVID-19 rekomandoi pezullimin e shkollave që kanë grupe studentësh që janë kthyer nga udhëtimet e organizuara shkollore në zona me sëmundje të transmetueshme në Itali ose që mund të kenë pasur kontakt me persona të konfirmuara të koronavirusit.

 

Të fundit

Pse u bashkuan 7 bandat?/Eksperti i kriminalistikës zbulon detajet: Nga përgjimet ka dalë

Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku ka...

Berisha: Qytetarët protestuan sot në mosbindje civile për çlirimin e Bashkisë

Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar deklaroi se, qytetarët protestuan sot në mosbindje civile për çlirimin e Bashkisë. Pjesë...

Emigrimi dhe mungesa e profesionistëve/ Guxholli: Nuk zgjidhet me punëtorë të huaj

Zana Guxholli, eksperte në fushën e ekonomisë, në një program televiziv tha se nuk kemi një hartë të detajuar lidhur me profesionet që kërkohen...

Përjashtimi i Ballës nga drejtësia/ Meta: Pasi të shtrydh pa mëshirë, Rilindja të flak

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të KPA për përjashtimin e Alfred Ballës për 15 vite nga sistemi i...

15 vite jashtë drejtësisë, Alfred Balla: Vendim i turpshëm i KPA, i drejtohem Strasburgut

Alferd Balla ka reaguar pasi KPA e përjashtoi për 15 vite nga sistemi i drejtësisë. Ai e konsideron një vendim të turpshëm vendimin e...

Lajme të tjera

Web TV