Miliona ukrainas pa energji dhe ngrohje, OKB: Situata në Ukrainë është kritike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata është e tmerrshme dhe kritike në qytetet në jug të Ukrainës, Kherson dhe Mykolaiv, pasi rreth 500 mijë njerëz vetëm në Mykolaiv po përballen me mungesën e ngrohjes, ujit dhe energjisë, sipas një deklarate të Organizatës të Kombeve të Bashkuara.

Zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric tha se Koordinatori Humanitar Denise Brown vizitoi dy qytetet jugore gjatë fundjavës. Brown raportoi se njerëzit që ikin nga Kherson po shkojnë në Mykolaiv, sipas Dujarric.

“Janë krijuar disa qendra tashmë në Mykolaiv për të ndihmuar njerëzit që nuk mund të ngrohin shtëpitë e tyre. Punonjësit e ndihmës po ofrojnë furnizime dhe gjeneratorë për t’i bërë këto vende funksionale,” tha Dujarric.

“Furnizimi me ujë mbetet kritik, megjithëse furnizimi me energji elektrike po rikthehet gradualisht”, shtoi zëdhënësi.

Donatorët kanë dhënë 3.1 miliardë dollarë ndihmë humanitare përmes OKB-së këtë vit, por Dujarric tha se financimi i vazhdueshëm është i rëndësishëm, veçanërisht gjatë muajve të dimrit.

Të fundit

Berisha në Athinë: Do rikthejmë marrëveshjen e detit me Greqinë

  Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë mitingut elektoral në Athinë se, sapo opozita të vijë në pushtet, do të aktivizojë...

Parashikimi i horoskopit 24 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Për shumë kohë ju keni vënë nevojat dhe dëshirat e njerëzve mbi tuajat. Mendja juaj po përpiqet të gjejë ekuilibër. A nuk duhet të...

Juventus mposht minimalisht Cagliarin dhe merr fitoren e katërt radhazi në Serie A

Juventusi regjistroi fitoren e katërt radhazi në kampionat, teksa mposhti mbrëmjen e sotme Cagliarin me rezultatin 0-1 në duelin e vlefshëm për javën e...

“Efkaristo poli”, pa asnjë arsye, Berisha iu flet greqisht shqiptarëve të Athinës

“Efkaristo poli!” Me këto fjalë e nisi takimin elektoral në Athinë, kryedemokrati Sali Berisha, dhe arsyeja mbetet mister pse duhej t’u fliste greqisht shqiptarëve?! Kreu...

Lajme të tjera

Web TV