Kryeministri Edi Rama në llogarinë e tij në “Facebook”, ka sjellë për ndjekësit pamjen piktoreske të Dardhës të mbuluar nga dëbora.
Rënia drastike e temperaturave bëri që fundjavën që lamë pas reshjet e para të borës të binin në qarkun e Korçës.
Ashtu si dhe parashikuan sinoptikanët reshjet e borës ishin prezente në zonat malore, ndërsa në zonat e ulta kemi patur prezencës e masave ajrore të ftohta.
Gjatë ditëve në vijim thuhet se do të kemi një rritje të temperaturave dhe një mot të qendrueshëm.