Video e pazakontë/ Tavani i dhomës së spitalit bie mbi shtrat, rrezikohet nëna e foshnja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK.

Një nënë e shtruar bashkë me foshnjën e saj është rrezikuar nga rënia e pllakës ‘armstrong’ nga tavani i dhomës ku qëndronin.

Nëna ka dërguar videon në adresë të Gazetës Shneta dhe ka treguar se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh kur kishte reshje të shiut në Prishtinë.

Ajo duke dashur të mbetet anonime, ka thënë se janë tmerruar nga ky rast pasi janë frikësuar për bebet e tyre.

“Kjo ka ndodhur para dy javësh. Ato ditë që pat shi. Unë kam qenë e shtrirë me vajzën në dhomë. Kemi qenë tri nëna me bebe. Nëna që ka qenë afër dritares për fat të mirë vetëm disa minuta pa ndodhur kjo, e kishte larguar beben prej shtratit. Kanë qenë në pytje sekondat që mos me i ra bebes”, ka deklaruar kjo nënë.

Ajo ka thënë se pas këtij rasti nuk kishin pranuar të qëndronin në atë dhomë, por stafi nuk iu kishte bë zgjidhje për transferimin e tyre në një dhomë tjetër.

“Me insistimin tonë bebat i dërguam në dhomat ku qëndrojnë infermieret dhe ne qëndruam atë natë aty”, ka thënë ajo.

Të fundit

Kosovë/ Kuvendi sot mblidhet në seancën e 49 të konstituimit

Kuvendi i Kosovës për të 49-ën herë sot nga ora 11:00 do të mblidhet për të provuar që të...

Vjen sërish i nxehti afrikan, temperaturat deri në 40 gradë. Parashikimi i motit për sot

Riaktivizimi i valëve të të nxehtit Afrikan do të kushtëzoje në vendin tonë sërisht mot të kthjellët dhe shumë të nxehtë. Situata problematike nga temperaturat...

1870 – Franca i shpall luftë Prusisë, nis përplasja Franko-Prusiane

Më 19 korrik 1870, Perandoria Franceze nën Napoleonin III i shpalli luftë Mbretërisë së Prusisë, duke nisur një nga konfliktet më të rëndësishme të...

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet, dhe organizmi nuk mund ta...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Lajme të tjera

Web TV