Gjermania, Spanja, Belgjika, skuadrat e mëdha që u shuan nga modestët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Botërori i befasive të mëdha mund të quhet deri më tani kampionati Botëror I Futbollit “Katar 2022”, duke dërguar në shtëpi para kohë, kundrejt çdo parashikimi tre bigët evripiane; Gjermani, Spanja dhe Belgjika. Dy të parat kampione bote të cilat tashmë do të duhet të mendojnë për ecurinë e metejshme pasi kompeticionit më të madh fotbollistik I dhanë fund. Askush nuk do e kishte menduar se Japonia dhe Maroku do ishin dy skuadrat që do largonin treshen e rëndësishme Europiane. Axiatikët japonëzë bënë befasinë e madhe teksa në ndeshjen e parë në grup mundën Gjermaninë 2-1, më pas në ndëshjen e fundit edhe Spanjën me të njëjtin rezultat. Gjermania nuk kaloi as grupin, ndërsa Spanja edhe pse u mund, me laps dhe letër bëri llogaritë që të dilte e dta në grup për të shmangur Brazilin në përballjen e afërt. Por pak do e mendonin se kjo llogari I shkoi edhe më ters ngase e mendonte, duke u turpëruar disi. Maroku është skuadra simpatike që po befason këdo. Në ndeshjet në grupe nuk humbën asnjë takim, duke dalë në cerekfinale me Spanjën. Takimi u mbyll me rezultauin e barabartë 0-0, duke iu nënshtruar penalltive. Maroku u tregua skuadra më gjaftohtë, ku porter maroken priti tre penallti dhe për më shumë shënoi një record, pasi spanjollët nuk shënuan asnjë. Maroku më parë kishte dërguar në shtëpi para kohe edhe Belgjikën që në ndeshjen e grupeve të cilën e mundi me rezultatin e pastër 2-0. Tashmë janë përcaktuar tetëshen që do të përballen. Botërori do të rikthehet të premten, me 2 duele mjaft emocionuese. Në orën 16:00, Kroacia dhe Brazili do të përplasen me njëra-tjetrën në kërkim të kualifikimit për në fazën tjetër, ndërkohë që mbrëmja do të kulmojë me supersfidën Holandë-Argjentinë, një duel që pritet ti ketë të gjitha ku Holanda e trajnerit Van Gal nuk është shumë spektakolare, por e ftohtë dhe mjaft e qartë, me synimin për të shkuar shumë më lart. Nga ana tjetër është Argjentina e Mesit e cila edhe pse nuk ka shkëlqyer në takimet e fundit, sërish gjithçka mund të ndodhë kur në lojë është një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ndërkohë ditën e shtunë do të zhvillohen edhe 2 përballjet e tjera çerekfinaliste, ajo mes Marokut dhe Portugalisë në orën 16:00 dhe Angli-Francë, që është konsideruar nga të gjithë si një finale e parakohshme.

Të fundit

Zjarret në Gjirokastër, 11 persona procedim penal për zjarrvenie të qëllimshme

Policia e Gjirokastrës ka nisur procedimin penal për 16 raste të zjarreve të qëllimshme gjatë verës duke vendosur nën...

Bayern-Liverpool, 99% e kryer! Po vjen transferimi 75 mln euro!

Liverpool bëhet gati të shesë Luis Diaz. Me blerjen spektakolare të Ekitike, klubi anglez duhet të shesë disa lojtarë dhe kolumbiani ka oferta. Nicolo Schira...

E konfirmon Kremlini: Putin, i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të lëvizë drejt një zgjidhjeje për paqe me Ukrainën, por objektivi kryesor i Moskës është që të...

A po e forcon Donald Trump Evropën?

Koha ikën shpejt: 1 gushti është afati i fundit i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Pastaj vendosen tarifa prej 30 përqind në mosmarrëveshjen tregtare...

Dosja e SPAK: Çfarë donte Ilir Meta me ministrin e Katarit? (detajet)

Biznesmeni shqiptaro-amerikan, Adrian Shatku, duke përfituar nga njohja e afërt e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, ka përfituar duke zhvilluar edhe takime zyrtare nën...

Lajme të tjera

Web TV