Celine Dion ka rrëfyer se është diagnostikuar me Sindromën e Njeriut të Ngurtë (SPS),një çrregullim i rrallë neurologjik me karakteristikat e një sëmundjeje autoimunitare.
Këngëtarja iu tha 5.2 milionë ndjekësve të saj në rrjetet sociale se sëmundja shkakton spazma të pakontrollueshme te muskujt e saj. veç kësaj, ajo ka vështirësi me të kënduarit dhe të ecurit, çka do të thotë se nuk do mund të vazhdojë me koncertet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Europë gjatë vitit të ardhshëm.
“Prej një kohe të gjatë jam marrë me problemet e mia shëndetësore”, tha ajo. “Ka qenë shumë e vështirë për mua që të përballem me këto sfida dhe të flas për gjithçka kam qenë duke kaluar. Së fundmi jam diagnostikuar me një çrregullim të rrallë neurologjik të quajtur sindroma e njeriut të ngurtë që prek 1 në 1 milionë njerëz”, vijoi 54-vjeçarja.
“Teksa ende po mësojmë mbi këtë sëmundje të rrallë, tani e dimë se kjo ka shkaktuar të gjitha spazmat që kam kaluar. Fatkeqësisht ato ndikojnë në çdo moment të jetës time, ndonjëherë të ecurit dhe nuk më lejojnë të përdor kordat vokale siç bëja dikur”.
“Më dhemb t’ju them se kjo do të thotë që nuk do mund të rifilloj turneun në Europë në Shkurt”.
Shfaqjet e pranverës 2023 këngëtarja i ka shtyrë për në vitin 2024 dhe ka anuluar 8 koncerte verore.
Në vitin 2014, Dion njoftoi se karrierës do t’i jepte një pushim të pacaktuar sepse bashkëshorti i saj po luftonte me kancerin. Ajo vijoi me performancat një vit më vonë dhe pushoi sërish në 2016 për shkak të vdekjes së bashkëshortit dhe vëllait të saj.