Temperaturat zbresin në 0°C/ Dëborë dhe rrebeshe shiu, si ndryshon moti ditët në vijim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbetemi në mbizotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme përgjatë gjithë të dielës, ku vranësirat e dendura do të dominojnë të gjithë territorin. Parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje shiu, por herë pas here do të ketë dhe rrebeshe shiu në të gjithë vendin tonë. Në zonat Veriore dhe Veriperëndimore pritet që reshjet e shiut të jenë më të konsiderueshëm.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

E hënë, 12 Dhjetor 2022

Pjesa më e madhe e ditës së hënë në vendin tonë do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta gjatë paradites, ku reshjet e pakta do të jenë prezente në zonat Veriore. Por në vijim pritet që vranësirat të shtohen në të gjithë territorin duke gjeneruar reshje të pakta shiu në të gjithë Shqipërin.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

E martë, 13 Dhjetor 2022

Orët e para të ditës do të jenë me vranësira të shumta të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të pakta në zonat Veriore dhe Juglindore. Pritet që në këto zona të kemi reshje të pakta shiu dhe dëbore. Ndërsa orët vijuese do të sjellin përmirësim të përkohëshëm të kushteve atmosferike në pothuajse gjithë territorin.

Lexo edhe :  Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 13°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

 

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV