Indeksi global/ Në Shqipëri u rrit cilësia e qeverisjes dhe e jetesës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cilësia e qeverisjes dhe ajo e jetesës në Shqipëri kanë ardhur në një rritje graduale vitet e fundit. Në raportin e publikuar nga Instituti Berggruen në SHBA, që ka marrë në studim indeksin qeverisës për 134 shtete të botës analizohen ,marrëdhëniet mes llogaridhënies demokratike dhe kapacitetit shtetëror, si faktorë kyç të ofrimit të shërbimeve publike për qytetarët.

Analiza është fokusuar nga vitet 2000 deri në 2019-ën. Për Shqipërinë vlerësohet se ka një rritje graduale në cilësinë e qeverisjes me 0.23% në periudhën 2000-2010, ndërsa vihet re një rritje e theksuar e cilësisë së jetesës me 9.8%. Sa i takon cilësisë së qeverisë, indeksi i referohet aftësisë së qeverisë për të arritur qëllimet e saj kryesore, të tilla si gjenerimi i të ardhurave, organizimi i veprimeve kolektive dhe zbatimi i politikave të saj.

Lidhur me cilësinë e jetës, indeksi i referohet nivelit në të cilin qeveria ofron të mira publike për qytetarët. Të mirat publike janë mallra të disponueshme për të gjithë, si shëndeti, arsimi dhe mjedisi i pastër. Sipas raportit indeksi i të mirave publike në dekadën 2000-2010 Shqipëria ka një rritje me gati 6 pikë, nga 69 në 74.7. ndërsa në dhjetëvjecarin pasardhës indeksi ka vijuar trendin rritës duke shkuar në gati 79 pikë.

Indeksi analizon 134 vende në 3 indekse kryesore dhe 9 nën-indekse për të shqyrtuar marrëdhënien midis Cilësisë së Demokracisë, Cilësisë së Qeverisjes dhe Cilësisë së Jetës.

Të fundit

Pesë arsyet pse duhet të pini kafe para se të shkoni në palestër

Hulumtimet e fundit zbulojnë 5 arsye që janë të mira për ne dhe duhet të pini një filxhan kafe...

Bilanci i janarit, Koçiu: Investime në shëndetësi dhe mbrojtjen sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë publik këtë mëngjes, bilancin e investimeve dhe reformave të ndërmarra nga institucioni që ajo...

Po na “zhgënjen” shumë zoti President!

Nga Myslim Murrizi Të “ lutem” shumë, të paktën mos na i pengo pagesat për komisionin Xhafaj të “specialistëve” të Sorosit, se ndryshe na “more”...

Fundjava me aksidente/ Qibini: Përveç gjobës, duhen dhe masa administrative për shkelësit

Kjo fundjavë që lamë pas ka qenë e mbushur me aksidente. Sipas ekspertit rrugor, Islam Qibini, shkak janë bërë lëvizjet e shtuara dhe shpërfillja...

Preç Zogaj për protestën e 8 shkurtit: Ndoshta demokratët duan të testojnë…

Analisti Preç Zogaj ka komentuar protestën e planifikuar nga Partia Demokratike më 8 shkurt, duke u shprehur skeptik mbi efektivitetin e saj. Sipas tij, PD...

Lajme të tjera

Web TV