Ekstremistët serbë mbërrijnë në kufirin Kosovar, tensionohet situata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupet djathtiste serbe të cilat ishin duke protestuar në kufirin në Jarinjë, kanë thyer për një moment kordonin e policisë serbe duke iu afruar kështu territorit të Kosovës. Për një moment është dëgjuar edhe një bombë, kurse policia po tenton t’i ndalojë. Policia serbe ka krijuar një tjetër kordon më afër kufirit në Jarinjë (tek pjesa e Kosovës). Protestuesit gjatë gjithë kohës i kanë ofenduar e sharë policët serbë të cilët nuk po i lejojnë të kalojnë më tej. Thirrja për protestë është bërë nga grupet djathtiste, siç është “Patrulla Kombëtare”, si dhe është bërë thirrje që organizimit t’i bashkohen mbështetës tjerë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Srpska e Bosnje-Hercegovinës. “Patrulla Kombëtare” është organizatë e lidhur me grupin e ekstremit të djathtë “Rusov” dhe grupin paraushtarak rus “Ëagner”. Në protestë janë parë persona të maskuar që në duar mbanin flamuj të Serbisë dhe pankarta të ndryshme, ndër të cilat veçohet ajo me mbishkrimin “Kurrë kufi, Kosova është Serbi”. Incidente të shumta u shënuan, teksa kjo situate ka alarmuar edhe KFOR-in në Kosovë, duke reaguar se kanë marrë të gjithë masat e duhura. Pas ngjarjeve të ditës së sotme ne Jarinjë, ku serbët organizuar protesta gjatë të cilave u regjistruan edhe incidente, ka reaguar KFOR. Në një postim në rrjetet sociale bëhet me dije se është shtuar prezenca ushtarake në veri. “Sot (dje), pas koordinimit me të gjitha palët, KFOR-i ka shtuar praninë e saj në Jarinjë për arsye të sigurisë. Kjo rritje vjen si pasojë e prezencës së mundshme të grupeve të organizuara kriminale brenda protestuesve. Është gjithmonë e rëndësishme që të gjithë personat që marrin pjesë në një protestë të shprehin mendimet e tyre në mënyrë paqësore, duke shmangur dhunën joproporcionale, qëndrimet dhe sjelljet agresive që mund të keqkuptohen dhe të perceptohen si provokim apo dhunë të panevojshme”, thuhet në njoftim. KFOR-i thotë se është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – për të ofruar një mjedis të sigurt për të garantuar dhe lirinë e lëvizjes, në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Po ashtu edhe Ministri i Mbrojtjes i Kosovës ka theksuar se ushtria i ka të gjitha mjetet e duhura për të frenuar çdo aggression që mund të vijë në pikat kufitare me serbinë. Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka reaguar pas situatës së tensionuar në veri. Me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Mehaj tha se Ushtria e Kosovës ka kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të Kosovës. “Ushtria e Republikës së Kosovës me kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të vendit tonë”, ka shkruar Mehaj. Ministri Mehaj ka shtuar se janë duke vazhduar me zhvillimin dhe avancimin e forcave të Kosovës sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-së. “Për pjesëmarrje efektive në operacione ndërkombëtare të paqes në ndërveprim dhe përkrah forcave aleate të prirë nga ShBA. Detyra, nderi dhe atdheu mbi të gjitha!”, ka theksuar Mehaj.

Lexo edhe :  Epopeja e UÇK-së, krerët e shtetit sot homazhe në Prekaz

 

Të fundit

Berisha i përgjigjet me zhaba e hardhuca Ramës për “Bufin e Kënetës”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit iu referua...

Policët bashkëpunonin me eksponentë të krimit/SPAK sekuestron 90 pasuri të të arrestuarve

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr.131, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme lëshoi më 3 mars,...

Manastirliu: TikTok-u do mbyllet për 12 muaj, kemi nisur komunikimin me përfaqësuesit

Ministrja Ogerta Manastriliu tha se do mbyllet TikTok për 12 muaj. Ministrja Ogerta Manastriliu tha se do mbyllet TikTok për 12 muaj. “Kufizim aksesi për një periudhë 12...

Zotohet Berisha/ Do ndërtojmë mikro HEC-e në lagje e komunitete për energji falas!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpallur një vizion ambicioz për sektorin energjetik të Shqipërisë, duke premtuar një “bum të madh energjetik” bazuar...

VIDEO/ “Shpëtoni veten, hidhuni në det!” Anija me 92 persona pushtohet nga flakët

Një video dramatike shfaq momentin e tmerrshëm që kaluan 92 persona në bordin e një anijeje turistike, e cila u përfshi nga flakët. Zjarri në...

Lajme të tjera

Web TV