Dita e Diasporës, Nikolla: Vlerësim për kontributin, kapitalet financiare të emigrantëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka vlerësuar dje kontributin e emigrantëve shqiptarë për vendet pritëse dhe për Shqipërinë. 18 dhjetori është Dita Kombëtare e Diasporës dhe Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve. Me këtë rast, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka vlerësuar përmes një statusi në rrjetet sociale kontributin e emigrantëve shqiptarë për vendet pritëse dhe për Shqipërinë.“Dita Kombëtare e Diasporës dhe Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve është një ditë reflektimi e vlerësimi për kontributin e emigrantëve shqiptarë, si për vendet pritëse, ashtu edhe për Shqipërinë. Në shtetet ku janë vendosur, vëllezërit e motrat tanë emigrantë, punojnë e jetojnë me dinjitet, duke kontribuar në ekonominë, sistemin e mirëqenies, shoqërinë dhe kulturën e vendeve pritëse. Diaspora shqiptare, e hershme dhe e re, është pjesë vitale e ekonomive, shoqërive, kulturave, shkencës, jetës intelektuale e publike në vendet pritëse”, shkruan ajo. Ndërkohë zonja Nikolla theksoi se kapitalet financiare dhe sociale të emigrantëve, sipas saj, janë burim zhvillimi. “Kapitalet financiare, sociale dhe humane të emigrantëve shqiptarë janë një burim i rëndësishëm për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Pas viteve të vështira të krizave dhe pandemisë në shumicën e vendeve pritëse, në vitin 2021, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, emigrantët dërguan në Shqipëri 761 milionë euro, niveli më i lartë prej vitit 2009. Potencialet, vlerat dhe emancipimi i saj shoqëror e politik është një vlerë e shtuar për Shqipërinë.Luftërat, kriza dhe pandemia kanë shtuar flukset e emigrantëve në rajon, kontinent dhe mbarë Globin. Por kjo nuk mund dhe nuk duhet të shërbejë si arsye për të keqinterpretuar dhe për t’u rikthyer në paragjykimet mbi emigracionin, të cilët vetë koha, puna dhe kontributet e emigrantëve i kanë tejkaluar. Pres me kënaqësi të bisedoj nesër me Këshillin Koordinues të Diasporës, të kryesuar nga Mark Gjonaj, përfaqësues i shquar i Diasporës shqiptare në ShBA”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Të fundit

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, rrugët kthehen në lumenj

Stuhia e fortë ‘Elena’ bëri kërdinë në rrjetin rrugor të Atikës në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor. Reshjet e rrëmbyeshme në zonën më të gjerë...

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë...

7 këshilla për të rritur motivimin në 2025-ën!

Në 2025-ën kujdesuni që planet tuaja të jenë të qëndrueshme. Më poshtë gjeni disa këshilla që do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja! 1.Dëshira për...

Avokati paralajmëron padi të re ndaj Berishës: Falsifikoi datën e lindjes

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili paralajmëron se do ka ‘kopsitur’...

Lajme të tjera

Web TV