Priftërinjtë abuzuan seksualisht 175 të mitur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 175 të  mitur kanë qenë  viktima të sulmit seksual nga Legjionarët e Krishtit midis 1941 dhe 2019, duke përfshirë themeluesin e tyre Marcial Maciel. Këto të dhëna vijnë nga një raport i brendshëm nga kongregacioni katolik i botuar të shtunën.

Aktet u kryen nga 33 fetarë (kryesisht priftërinj) ku vetë Marcial Maciel abuzoi 60 të mitur.  Ky raporti i brendshëm përfshin një periudhë që nga themelimi i Legjionarëve të Krishtit në 1941 deri në 16 dhjetor 2019.

Ky botim vjen ndërsa, Papa Françesku bëri thirrje për luftën kundër sulmeve seksuale në Kishën Katolike.

Institucioni ka qenë në trazira për disa vite, me zbulime të njëpasnjëshme mbi skandale masive të sulmeve pedofilike, të kryera për dekada nga priftërinjtë ose fetarë të cilat shpesh janë mbuluar nga hierarkia e tyre. Këto abuzime janë bërë në disa vende, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, në Kili ose në Gjermani.

“Pjesa dërrmuese e viktimave ishin djem adoleshentë midis 11 dhe 16 vjeç,” shpjegon teksti i publikuar në faqen ceroabusos.org, i cili varet nga Legjionarët e Krishtit.

Raporti vëren se 18 nga 33 fetarët që kanë kryer abuzime, janë ende pjesë e kongregacionit, por specifikon se ata janë larguar nga detyrat në lidhje me publikun ose të miturit.

Legjionarët e Krishtit, të cilët kanë qendra arsimore në disa vende, u distancuan nga themeluesi i tyre, përpara se të humbnin të gjitha fuqitë që kishin në dispozicion.

/Fjala.al

Të fundit

Rumunët votojnë në zgjedhjet që mund të thellojnë përçarjet në BE

Rumunët votojnë të dielën në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, ku mund të zgjedhin mes një euroskeptiku të së djathtës...

Krimet Zgjedhore/ Elvis Roshit: Iu gjetën fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, i është sekuestruar telefoni ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, si pjesë e hetimeve për krime zgjedhore. Policia bën me...

Kursi i këmbimit valutor, 18 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 87.3 lekë dhe do të shitet me 88.6 lekë. Euro do të...

VIDEO/ Anija me 277 persona në bord përplaset me urën në Nju-Jork

Një anije e Marinës Meksikane me 277 persona në bord është përplasur me Urën e Bruklinit në mbrëmjen e së shtunës. Dy persona kanë...

Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan

Ditën e sotme në Vatikan do të mbahet mesha me të cilën fillon zyrtarisht papnia e Papa Leonit të XIV. Mesha është caktuar të...

Lajme të tjera

Web TV