Ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar/ Berisha: Po dhunohet vendimi i Gjykatës kushtetuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se me nisjen e punimeve të teatrit të ri kombëtar në Tiranë po shkelet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ia kthen truallin qeverisë.

Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, ai i bëri thirrje ndërtuesit të godinës së re të mos përfshihet në projekt.

Sali Berisha:Çdo ditë këtu kryhen akte anti kushtetuese, nga një qeveri që në raport me ligjin sillet si një bandë dhe jo si një përfaqësi e qytetarëve. Në çdo veprim spikat qartësisht vullneti i tyre i sëmurë për të dhunuar kushtetutën dhe qytetarin. Ajo që u zhvillua në rrugën “Myslym Keta” ishte një dramë e atyre banorëve e krijuar nga tërmeti, por e rënduar në mënyrë çnjerëzore nga qeveritarët vendorë dhe qendrore pasi pafytyrësisht zgjodhën pragun e festave për të përdorur fadromat për t’i nxjerrë me forcë. U trajtua sikur të ishin kavje dhe jo qytetarë të një vendi nga një kryetar bashkie që mendon si të vjedhë taksat e qytetarëve.

Po kalohet në dhunimin madhor të Kushtetueses. Kjo është një sfidë e hapur për opozitën në radhë të parë, të cilës i thuhet se si pushtet ne nuk njohim kushtetutë, nuk njohim norma dhe standarde dhe jemi të gatshëm të ndërmarrim çdo akt në kundërshtim të hapur me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila ndalon procedimin e mëtejshëm në atë truall, ia kthen atë qeverisë. Ky është vendi i vetëm kur vendimet e Kushtetueses rrëzohet me një vendim të qeverisë. Nuk ndodh kund në botë kjo. Paralajmëroj Veliajn se me këtë akt ai po nxit me të gjithë forcën përplasjen me qytetarët. Ai është një kukull e Ramës, por do e paguajë vetë këtë akt. Paralajmëroj ndërtuesin, në emër të PD i them mos u bëj mashë e vendimeve anti kushtetuese të qeverisë dhe Veliajt. Populli opozitar nuk do ta pranojë kurrë atë projekt. PD do të bëjë gjithçka për zbatimin e vendimit të Kushtetueses.

Të fundit

Zbulohet dokumenti, ky është bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare

Inside Story ka siguruar një dokument të pa publikuar më parë, që flet për aktin e parë të marrëveshjes...

Megaoperacioni Itali-SPAK, në kërkim vëllai i truprojës së Sali Berishës!

Redi Tusha, në kërkim dhe me masë "arrest në burg" me vendim të autoriteteve italiane, për llogari të operacionit "Ura" ku u firmosën 26...

“Ju tregoj pse fitoi Rama”, Arlind Qori flet më troç se kurrë

Kryetari i partisë Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania, ku komentoi zgjedhjet e mbajtura në 11 maj. Ai...

‘PD përçahet më 10 shtator, Gaz Bardhi po bën gati një grup të ri pa Berishën’

Deputetja Flutura Açka, ka lënë të kuptohet se Gazment Bardhi dhe një grup deputetësh mund të ndërmarrin një lëvizje të re politike në muajin...

Ylli i Arsenalit u kap me 600 mijë paundë drogë, pranon fajin para gjykatësit

Më 2 shtator të vitit të kaluar, një futbollist u arrestua. Bëhet fjalë për Jay Emmanuel-Thomas, të cilit iu gjetën lëndë narkotike me vlerë...

Lajme të tjera

Web TV