Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri teksa ndodhet në një konferencë për gazetarët u pyet dhe në lidhje me kandidaturat për zgjedhjet vendore të 14 Majit. Kur u pyet nëse Benet Beci do të jetë kandidat i PS-së për Bashkinë e Shkodrës, ai tha se do të ishte një “emër i përshtatshëm”.
“Mund të ketë shumë deputetë që do të donin që të konkurronin si kryetar bashkie, Beneti është një kandidaturë e mirë do i bënte nder Shkodrës. Nuk po konfirmoj që do të jetë Beneti pasi do t’i nënshtrohen një procesi konsultim brenda partisë por do t’i bënte nder Shkodrës.
Mendoj se është një kandidat shumë i përshtatshëm”, tha ai