Trajneri i Tiranës, Emmanuel Egbo, ka komentuar fitoren 2-0 të marrë nga skuadra e tij ndaj Flamurtarit.
Duke folur pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, ego ka thënë se në këtë fazë ku ndodhet më shumë rëndësi ka rezultati se loja e bukur.
“Besoj se na duhen më shumë 3 pikët në çdo javë se loja e bukur. Duke pasur parasysh se kemi ardhur nga dy ndeshje të forta kundër Kukësit dhe Partizanit dhe lojtarët ishin të ngarkuar, edhe për shkak të gripit që ka goditur lojtarët”.-tha ai.
Më tej tekniku i bardhebluve ka folur edhe për lojtarin Gent Halili dhe për mos aktivizimin e tij.
“Halili i mërzitur? Nuk e kam parë, por nuk besoj se ka qenë i mërzitur. Ai duhet të tregojë veten, ashtu si të tjerët që kanë luajtur pak. Nuk e kam provuar kurrë ekipin në një moment të vështirë? Jam njeri optimist dhe pozitiv. Rezultati nuk është në dorën time. Lojtarët futen fushë dhe japin 100%, kjo është vetmja gjë që mund të bëjmë”.-vijoi ai.
Ndër të tjera Egbo ka theksuar faktin se suksesi i skuadrës qëndron te besimi në zot.
“Ata që kanë besim te Zoti, shpërblehen gjithmonë. Tirana s’kishte besim më parë? Vetëm fetarët mund të më kuptojnë mua, ju nuk jeni fetar. Lojtarët janë të bashkuar, sepse e shikojnë se jam i drejtë”.-deklaroi menaxheri i Tiranës./Fjala.al/