Çfarë pritet të ndodhë me tokën? ‘Nostradamusi’ bën paralajmërimin e frikshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Athos Salomé i njohur së fundmi si ‘Nostradamusi në jetë’, thotë se baza amerikane ‘Area 51’ e përfolur shpesh në teoritë e konspiracionit dhe specieve aliene, rrjedhimisht do të hapë një portal tre-dimensional nëntokësor drejt dimensioneve të panjohura.

Në versionin zyrtar, ushtria e SHBA pretendon se baza gjigante super-sekrete e shkretëtirës së Nevada, është një hapësirë testimesh e betejash multidimensionale, realiste, për trajnime e taktika të avancuara”.

Por entuziastë të teknologjive të fshehta dhe të jashtëtokësorëve, pretendonte se nuk ka shpjegim tjetër përveçse atyre që thonë se baza ‘Area 51’ (Zona 51) është e lidhur me UFO-s dhe studimet aliene, që prej raportimeve të rënies së anijes aliene në Roswell, New Mexico, në vitin 1947.

I vetëshpalluri ‘praktikant paranormal’, Athos nga Brazili, thotë se rajoni është i mbushur me shumë më tepër sekrete nga sa mund të imagjinohet.

Në një intervistë sensacionale ai tha: “Ka një tunel nëntokësor në atë zonë që të çon në një portal tre-dimensional, dhe që pritet të hapet në 2023.”

“Ky portal do të mund të transportojë njerëzit në dimensione të ndryshme kohe e hapësire, dhe ata që do ta përdorin do të mund të marrin në dorë ‘rolin e Zotit’”.

“Mund të duket e pamundur por kjo është arritur me shkenca okulte, si me objekte të tjera gjigante të fshehura ne fadasa shkencore apo ushtarake. E njëjta gjë ka ndodhur në Antarktidë, gjithçka është e lidhur me njëra-tjetrën”.

Athos beson se pronari i kompanive Tesla e Twitter, Elon Musk e njeh fuqinë që ndodhet në bazën e ‘Area 51’ dhe kërkon ta shfrytëzojë atë për teknologji të së ardhmes.

Athos i referohej në fakt një përgjigjeje me shaka të miliarderit Musk në 2019 për një lëvizje të përhapur në rrjetet sociale për bastisjen popullore të bazës Area 51, për të nxjerrë në dritë sekretet. Në një koment Musk tha: “Kompania SpaceX ka një zonë ‘Area 59’.”

Lexo edhe :  E dua grafitin në Paris, por “tagging” është një version vizual i “manspreading”

Parashikuesi shtonte: “Ajo që fshihet aty është aq e fuqishme sa milairderi Elon Musk e tha në intervistë se kompania e tij SpaceX ka një zonë sekrete për teknologji të fshehta të avancuara, që ata e quajnë Area 59.”

Të fundit

“Rrezik nga krimi dhe grupet e drogës”, SHBA rendit Shqipërinë mes vendeve të rrezikshme

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një listë të vendeve evropiane që konsiderohen me rrezik për turistët amerikanë, për...

Goditet materniteti, Rusia nis sulmet ajrore masive në Kiev dhe Odessa

Ushtria ruse nisi përsëri sulme të rënda ajrore mbi Ukrainën gjatë natës të së martës. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, reagoi në...

Shqipëri “e thatë” në Letoni, barazim 1-1 kur pritej fitorja e madhe

Pas barazimit pa gola me Serbinë në "Air Albania", transferta e sotme e kombëtares shqiptare me Letoninë nuk rezultoi e suksesshme. Në minutën e 21-të,...

Tiranë, 69-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Mësohet se një 69-vjeçar është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku...

“Urime se na çmende”, Erion Braçe zbulon mesazhin që mori nga Rama

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka foluar në emisionin "Frontline" në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Erion Braçe ka...

Lajme të tjera

Web TV