Babai i Erling Haaland i jep shpresë klubeve spanjolle

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Babai i sulmuesit të Borussia Dortmund, Erling Haaland, Alf-Inge Haaland ka thënë se La Liga do të ishte një kampionat shumë i mirë për lojtarin norvegjez.

Erling u bë pjesë e klubit të Dortmundin muajin e kaluar në një marrëveshje prej 20 milionë eurosh nga Red Bull Salzburg dhe në kaq pak kohë ka shënuar plot 10 gol.

Norvegjezi tashmë ka shënuar 40 gola në të gjitha garat këtë sezon dhe është një nga emrat më të lakmuar në Evropë.

Një nga klubet spanjolle që ka kërkuar më shumë se të tjerët ta kenë 19-vjeçarin pjesë të tyre është Real Madrid.

“Jam shumë i lumtur për të dhe Borussia Dortmund, megjithëse për mua gjëja më e rëndësishme është të vazhdoj të rritet si më parë. Ai ishte gjithmonë golashënuesi më i mirë, por tani ai po ofron edhe shumë asistime. Natyrisht, jam krenar. Dortmund na tha se ata kishin nevojë për dikë si ai dhe se qëllimi është sa më i lartë që të jetë e mundur. Ai është në një ekip që po lufton për Bundesligën dhe po rritet në garat evropiane. Është një destinacion perfekt për të vazhduar rritjen”- ka thënë Alf-Inge për “Diario AS”

Ai ka theksuar faktin se La Liga është kampionati më i përshtatshëm për sulmuesin 19-vjeçar.

“Ne ishim të lidhur me më shumë se 100 ekipe, por është e vërtetë që La Liga është një ligë shumë e mirë për djalin tim, me ekipe të shkëlqyera. Asnjëherë nuk e dini nëse ai do të luajë në Spanjë. Ajo që duhet të ndodhë, do të ndodhë”-tha babai i Haaland.

Arsyeja kryesore pse Real Madridi ka qenë i lidhur me Haaland është Martin Odegaar, ylli tjetër i ri norvegjez, aktualisht në huazim te Real Sociedad nga “Los Blancos”./Fjala.al/

Të fundit

“Do hapim portat e ferrit!” Komandanti i ri iranian kërcënon Izraelin

Komandanti i sapokomanduar i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Mohammad Pakpour, kërcënoi të “hapë portat e ferrit”, si kundërpërgjigje...

Aksidente të njëpasnjëshme në Tiranë! Simulime te sheshi “Nënë Tereza”

Disa aksidente, që fatkeqësisht mund t’i shohim në rrugët e kryeqytetit, dhe jo vetëm, e me pasojë edhe jetën, u simuluan në sheshin “Nënë...

Fluturoi gjithë jetën pa biletë, tani e presin 30 vite burg

Pasi rezervoi më shumë se 120 fluturime falas duke u paraqitur si punonjës i një linje ajrore, një juri javën e kaluar e shpalli...

Dyshime për tren bullgar, KAS hap kutitë e Gramshit e Peqinit

Me kërkesë të dy anëtarëve, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve vendosi të hapë kutitë e votimit në dy KZAZ të qarkut të Elbasanit. Sipas vendimit,...

Sezoni turistik në Vlorë, kryebashkiaku Dredha: Janë rritur prenotimet!

Sezonin turistik në Vlorë, kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha e cilëson pozitiv ndërsa edhe pritshmëritë janë të tilla. Dredha ka komfirmuar se tashmë...

Lajme të tjera

Web TV