Carlo Bollino: Po më shantazhon Nar Koka, i publikova fotot e Metës me Hajrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Publikimi i fotove nga Shqiptarja.com ku shfaqet presidenti Ilir Meta në krah të dy trafikantëve të drogës Xhevdet Troplini dhe Altin Hajri, kanë sjellë reagimin e biznesmenit Leonard Koka. Një mesazh i është dërguar në ‘ëhats app’ botuesit të Shqiptarja.com, Carlo Bollino, i cili thotë se po shantazhohet dhe po kërcënohet nga Koka.

“Ty Karlo që ke nxjerrë fytyrën time aty me Ilir Metën, po të them që ajo është ditëlindja e Lefter Kokës, vëllait tim. Teri bën nga 10 ditëlindje në vit. Kujdes se do dali edhe b… jote nga Shijaku që ke marrë për gru te ditëlindjet e Terit, që ka hyrë e dalë 100 herë tek hoteli  i Hajrave. Unë kam foto shumë Karlo, për ty dhe për ata që të paguajnë ty”, thuhet në mesazhin që Koka i dërgon Bollinos.

Ndërkohë, në Shqiptarja.com shkruhet për këtë mesazh: “Leonard Koka, vëllai i ish-deputetit të LSI, Lefter Koka kërcënon botuesin Carlo Bollino pas publikimit të fotove që tregojnë presidentin e republikës Ilir Meta, i cili në vitin 2017 tashmë president i emëruar, merr pjesë në një darkë në krah të dy trafikantëve të drogës Xhevdet Troplini dhe Altin Hajri. Koka, në vend që të shpjegojë arsyet e pranisë së tij dhe të vëllait të tij Lefterit dhe te Kreut te Shtetit në krah të trafikantëve, kërcënon dhe shantazhon të publikojë foto imagjinare që tregon Carlo Bollinon në restorant në Shijak të familjes Hajri.”

Të fundit

Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria vendi i tetë në Evropë për shërbimet digjitale

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar këtë të enjte, më 18 korrik,...

Raporti i KE: Shqipëria në vend të parë me perqindjen më të lartë të të paraburgosurve

Nga Monada Mehmetaj, Strasburg Në një Europë që përpiqet të harmonizojë drejtësinë me të drejtat e njeriut, Shqipëria bie në sy për arsyet e gabuara:...

Rama me përfaqësues të teknologjisë e inovacionit, ndalet te sulmet kibernetike

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot, 18 korrik, në Berat, në një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start up-eve. Në fjalën e tij, ai...

Asnjë kafshë pa sigurim. SIGAL garanton mbrojtje për blegtorinë shqiptare (Video)

  Një nga shtyllat kryesore për zhvillimin e bujqësisë dheblegtorisë është qëndrueshmëria financiare e sipërmarrësitblegtoral dhe e investimit të tij. Kjo qëndrueshmëri arrihetpërmes sigurimit të...

Jam studiues i gjenocidit. E njoh kur e shoh

Nga Omer Bartov* Fjalët “Kurrë më” – të shkruara me gërma të mëdha mbi një fotografi të një fëmije që ecën mes rrënojave – përbëjnë...

Lajme të tjera

Web TV