U kapën me mbi 100 kg kokainë dhe marijuanë/ 18 të arrestuar në Itali, mes tyre shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas hetimeve të drejtuara nga Prokuroria e Padovës, policia italiane ka arrestuar 18 persona nga të cilët 3 janë lënë në burg, 2 në arrest shtëpie dhe 13 me detyrim paraqitje. Operacioni është zhvilluar në Padova, Udine, Rimini, Venecia, Trieste, Gorizia dhe Milano, për një grup të dyshuar të trafikut të paligjshëm të sasive të mëdha të kokainës, hashashit dhe marijuanës (109 kilogramë në të gjitha sasitë e konstatuara, nga të cilat 47 u sekuestruan, drogë që do të jepte rreth 7 milionë euro në treg).

Tre nga të dyshuarit akuzohen edhe për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje, në lidhje me një ngjarje të ndodhur në Ibiza të Spanjës në qershor 2021, ku u plagos rëndë një kuzhinier me origjinë nga Napoli. Ndaj të njëjtëve subjekte dhe të bashkëdyshuarve të tjerë janë kryer edhe 24 kontrolle në shtëpi, në të njëjtat provinca dhe në ato të Torinos, Veronës dhe Breshias.

Mes personave të arrestuar, veç shtetasve italianë dhe rumunë, janë edhe 3 shqiptarë, një 38-vjeçar me banim në Rubano, i cili është lënë në burg, një shqiptar 49-vjeçar me banim në Milano i cili u la në detyrim paraqitje, si dhe një shqiptar 38-vjeçar me banim në Selvazzano Dentro gjithashtu në detyrim paraqitje.

Shqiptari i cili është lënë në burg është përgjuar në bashkëbisedim me një italian lidhur me blerjen e 100 kg kokainë në Amerikën Qendrore duke shkuar vetë aty, të cilën më pas do e sillnin në vitin 2021 në portin e Antwerp në Belgjikë e më pas në Itali.

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV