Henri Çili ka pranuar sot në emisionin “Open” se është takuar me familjarë të vëllezërve Aliko, të dënuar për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha në Lazarat. Për sa i përket 750 mijë eurove që Aliko do t’i jepte, Çili i ka mohuar se ka marrë një shumë të tillë.
Sipas tij ai nuk ka patur asnjë kontratë me Adil Alikon dhe në këtë mënyrë nuk mund të merrte para.
“As avokatët e mijë nuk e kanë dosjen. Në pozitën time si ortak i kësaj studio ligjore unë jam takuar me shumë persona edhe me atë që është lidhur me çështjen e parë. Kam diskutuar shanset për në shkallën e tretë të gjyqësorit. Edhe asistencën që mund të bënim ne për këtë. I kam takuar familjarët e të dënuarve ose familjarë të çështjeve të tjera. Nuk dua të flas, pasi nuk i mbaj mend çfarë kamë thënë. Është një çështje e madhe dhe e vështir që teorikisht do shkojë deri në Strasburg, janë të shtrenjta dhe të gjata, ky është konteksti i këtij procesi” tha Çili.
Henri Çili u arrestua gjatë një operacioni policor pak ditë më parë. Ai dyshohej se kishte premtuar ndërhyrje te drejtuesit e lartë të drejtësië për të ndryshuar dënimet për vëllezërit Aliko. Kjo akuzë mohet nga Çili, ndërkohë që gjykata i ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’.