SHBA kërcënon Serbinë: Mos bli armë nga Rusia, ndryshe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SHBA, ka paralajmëruar Serbinë që të heqë dorë nga blerja e armëve ruse ose do të ketë sanksione.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithë aleatëve dhe partnerëve tanë që të heqin dorë nga transaksionet me Rusinë që rrezikojnë të iniciojnë sanksione nga SHBA përmes Aktit të Sanksioneve (CAATSA). Ne kemi shprehur vazhdimisht shqetësimin për blerjen e pajisjeve ushtarake ruse në Serbi, përfshirë blerjen e planifikuar të sistemit Pancir”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës, shkruan B92.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë vizione shumë të ndryshme për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Uashingtoni mbështet fuqimisht rrugën evropiane të Serbisë dhe qëllimin e saj të deklaruar të anëtarësimit në BE. Moska kundërshton në mënyrë aktive integrimin perëndimor të rajonit dhe kërkon të parandalojë tensionet etnike, të margjinalizojë ndikimin e SHBA-së dhe BE-së, dhe të ngadalësojë ose parandalojnë vendet e Ballkanit Perëndimor të ndjekin orientimin e tyre të pavarur “, shkruan Ambasada e SHBA në Serbi.

Më 4 mars, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç konfirmoi se sistemi i raketave që Serbia kishte blerë nga Rusia ishte përfunduar me dorëzimin e katërt të pjesëve të sistemit të armaturave anti-aeroplan (Mbrojtjes Ajrore) të Rusisë.

Ndërkaq, sanksionet e mundshme ndaj Serbisë u përmendën për herë të parë në nëntor 2019 nga Përfaqësuesi Special i SHBA për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer.

Të fundit

Revolta e Majtë në Rusi që kërkoi të ndalte kompromisin me Perandorinë Gjermane

6 Korrik 1918 Në verën e vitit 1918, vetëm disa muaj pas Revolucionit të Tetorit, Rusia sovjetike përjetoi një përplasje...

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete për rritjen e prodhimit vendas...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Lajme të tjera

Web TV