Përjashtimet në PD, Sula: Veprim i nxituar, ja kë ‘zgjedh’ mes Alibeajt dhe Salianjit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Veprim të nxituar e ka cilësuar deputeti demokrat Dash Sula vendimin më të fundit të marrë nga kreu i grupit të PD-së, për përjashtimin e katër deputetëve.

I ftuar në Report Tv, Dash Sula tha se ky vendim i Enkelejd Alibeajt duhej të ishte marrë pasi të ishte mbledhur grupi parlamentar dhe të ishte diskutuar mes deputetëve. Por si e sheh ai lëvizjen e Ervin Salianjit për të zëvendësuar Alibeajn si kreu i Grupit?

Në emisionin ‘Studio Live’ , deputeti Dash Sula thotë se është kundër lëvizjeve individualiste. Edhe për Salianjin, Sula thotë se duhet të ishte konsultuar më parë me grupin parlamentar dhe jo të bënte të tilla lëvizje nëpër lokale e përmes telefonatave.

“Nxitim, nuk është mirë. Por kanë ardhur si pasojë e rrjedhjes logjike të të gjitha ngjarjeve. Duhet të vijë si proces logjik gjëja. Duhej të ishte mbledh grupi në mënyrë emergjente dhe të debatohej. Mund të mos kemi të njëjtën qasje për Alibeajn. Besarti ku ishte me 8 janar, Dashi ishte aty.

Mori shkoj bejsbolli, bombola me gaz. Ti e pranon Dashin në këtë lloj gjendje, që ka qenë deri dje kështu. Nuk shkon kështu. Jo me kalkulime individuale. Unë nuk lëviz individualisht. Nëse vlen mandati i Dash Sulës, i demokratëve, unë e jap këtë mandat në sajë të bashkimit. Këtu dalin lëvizje individuale. Rruga që është zgjedhur nuk është rruga e duhur. Mund të mos jemi dakord të mos e duam Alibeajn. Nuk bëhet në tavolina, lokale, telefonata, ndërhyrje. Problemi që diskutohet më këtë lloj qasje më lë shije të hidhur”, tha Sula.

Ndërkohë, kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri tha se është dakord me cilindo kandidat që do të futet dhe do ketë si qëllim bashkimin e Partisë demokratike, që sipas tij më pas do të sjellë rrëzimin e qeverisë.

“Jam dakord të hyjë kushdo në bashkimin e opozitës për të mundur Ramën. S’kam paragjykime. Gabimet janë bërë nga dy palët dhe do përgjigjemi para elektoratit. Ai mban mend edhe shkopin e bejsbollit, edhe ata që e quanin kongres anti-amerikan”, tha Xhaferri.

Lexo edhe :  Malltezi: Rama i bëri thirrje SPAK-ut të hetonte Berishën

Lëvizja e Alibeajt duket sikur i ka dhënë fund një bashkimit të PD-së për zgjedhjet vendore, por Sula thotë se palët të ulen në diskutime dhe të gjejnë një zgjidhje. Nga ana tjetër, Xhaferri thotë se Alibeaj nëse do të dalë me kandidatë më vete, ka vetëm një qëllim, që t’i shkatërrojë shanset e grupit të Berishës për të fituar në këto zgjedhje.

“Do ishte gjëja më e rëndësishme. Për momentin për të gjithë demokratë, por po u them një gjë. Në Elbasan bëhet fjalë për 7 bashki, nga 7 bashkitë, për dy bashki disa s’janë për kandidatët. Në 5 bashki biem dakord të gjitha palët, të pranueshëm dhe kandidatë nga primaret. Po ta shohim në këtë qasje kthjellohemi dhe e gjejmë zgjidhjen”, tha Sula.

Shpresoj të mos kenë, por nëse do kenë do faktohen sa mbështetje kanë ta gëzojnë përformancën para publikut, shpresoj të mos kenë. Blof që unë ty thjesht të shkatërroj shanset, por unë vetë s’kam. Asnjë shans kanë kandidatët e Alibeajt për të marrë një bashki, por shkatërrojnë shanset për të marrë 62 bashki,. Negociatat janë të hapura ende. Nuk është kurrë rruga e logjikshme, të ikë Berisha dhe të vijmë ne”, tha Xhaferri.
2 ditë më parë Enkelejd Alibeaj ka njoftuar se ka përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë që janë mbështetës të Sali Berishës. Më konkretisht bëhet fjalë Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn, për të cilën është njoftuar edhe Kuvendi. Një vendim i tillë sipas njoftimit zyrtar vjen pasi 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit. Ato ishin pezulluar më herët nga Basha, e ndërsa me firmën e Alibeaj janë përjashtuar nga grupi.

Të fundit

Traktati i Berlinit – Fuqitë e Mëdha ridizenjojnë Ballkanin, shmangin Shqipërinë

13 korrik 1878 - Kongresi i Berlinit Nga Leonard Veizi Në sallonin e ftohtë të diplomacisë europiane, ku globi rrotullohej mbi...

DW publikon intervistën e diplomatit Werner Daum në 2010

Lajmi i shuarjes më 12 korrik 2025 i diplomatit gjerman Werner Daum u komunikua në mediat shqiptare, pasi ai ndodhej këto ditë në Shqipëri,...

Presidenti Begaj në Ohër: Faktori shqiptar në RMV, urë lidhëse

Presidenti Bajram Begaj vizitoi Ohërin, ku u takua me Presidenten Siljanovska-Davkova për të diskutuar bashkëpunimin bilateral mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në këtë...

Vijon aksioni në Theth, prishen 60 ndërtime pa leje por nuk mungojnë tensionet

Ka vijuar edhe përgjatë kësaj të shtune, 12 korrik, operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, pavarësisht kundërshtimit të banorëve. Ndryshe nga ditët...

BE dhe Meksika kritikojnë tarifën prej 30% të propozuar nga presidenti Trump

Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia kanë reaguar pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi tarifa prej 30% për të gjitha mallrat e BE-së të...

Lajme të tjera

Web TV