Statuti i PD/ Alibeaj tërheq ankimimin në gjykatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak orë para nisjes së gjykimit nga Gjykata e Apelit, kreu i grupit parlamentar demokrat i cili mban dhe vulën e kësaj partie pas largimit të Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj ka tërhequr ankimimin për statutin e PD. Përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa tha se kanë hequr dorë nga ankimimi për të bërë të mundur zgjidhjen e kësaj çështjeje në themel.

“Sot dëshirojmë t’ju informojmë që në seancën gjyqësore që pritet të fillojë pas pak, Partia Demokratike do të paraqesë një kërkesë për heqjen dorë nga ankimi e për pasojë pushimin e gjykimit të kësaj çështje. Si fillim vlen të theksohet se kjo çështje është e natyrës proceduriale dhe tashmë i ka rënë aktualiteti.

Gjykimi i sotëm për të cilin ne kërkojmë pushimin e çështjes, përcakton nëse Kuvendi i Korrikut 2021 do të regjistrohet apo jo në regjistrin e partive politike të Gjykatës së Tiranës. Për shkak se statuti i miratuar nga Kuvendi i korrikut 2021 është akti mbi të cilin pretendohet se është bazuar mbledhja e të vetëquajturit Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, vijimi i gjykimit të kësaj çështje thjesht pengon gjykimin e çështjes mbi legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe zgjidhjen përfundimtare të legjitimitetit të organeve drejtuese të Partisë Demokratike.

Në kushtet kur çështja është shndërruar në një artificë juridike që po zvarritet jemi të bindur se gjyqi i planifikuar për sot ndoshta është bërë pengesë për gjykimin e vendimit të Zhukrit. Që është në thelb dhe problematika kryesore që pret zgjidhje. Për të përshpejtuar dhënien e vendimit për këtë çështje ne kemi paraqitur një kërkesë për përshpejtim që në datë 31 Maj.

Zgjidhja përfundimtare nga gjykata për këtë çështje do të sjellë dhe qartësimin e shumë problematikave që kanë shoqëruar aktivitetin politik të PD gjatë këtyre muajve të fundit. pa dashur të paragjykoj vendimin që do të marrin gjykatësit, nuk mund të rri pa përmendur që për kaq muaj me radhë është e çuditshme, në mos e qëllimshme, zvarritja pa arsye të qartë e vendimit.
Për sa më lart, i bëjmë thirrje gjykatës se tashmë nuk ka asnjë lloj pengese të shqyrtojë çështjen Zhukri.“, ka thënë ai.

Lexo edhe :  “Shyqyr po hapen kutitë, kemi shejtanë”, Murrizi: Do bëhem deputet, e di

Të fundit

“Rrezik nga krimi dhe grupet e drogës”, SHBA rendit Shqipërinë mes vendeve të rrezikshme

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një listë të vendeve evropiane që konsiderohen me rrezik për turistët amerikanë, për...

Goditet materniteti, Rusia nis sulmet ajrore masive në Kiev dhe Odessa

Ushtria ruse nisi përsëri sulme të rënda ajrore mbi Ukrainën gjatë natës të së martës. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, reagoi në...

Shqipëri “e thatë” në Letoni, barazim 1-1 kur pritej fitorja e madhe

Pas barazimit pa gola me Serbinë në "Air Albania", transferta e sotme e kombëtares shqiptare me Letoninë nuk rezultoi e suksesshme. Në minutën e 21-të,...

Tiranë, 69-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Mësohet se një 69-vjeçar është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku...

“Urime se na çmende”, Erion Braçe zbulon mesazhin që mori nga Rama

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka foluar në emisionin "Frontline" në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Erion Braçe ka...

Lajme të tjera

Web TV